Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të martë 26, yjet do të jenë lajmëtarë të lajmeve të bujshme. Të lindurit e shenjës Dashi që janë të vetëpunësuar dhe po mendojnë për projekte të reja që do të nisin në muajt në vijim, mund të përfitojnë më shumë nga kjo. Takimet e reja gjithashtu do të favorizohen.
Demi: Mos bëni gabim duke besuar se yjet janë ngritur kundër jush. Vështirësitë me të cilat po përballeni tani janë të nevojshme për t’ju shtyrë të kapërceni gabimet e bëra në të kaluarën dhe të ndryshoni kursin. Periudha është e dobishme për krijimin e projekteve të reja që mund të fillojnë në të ardhmen.
Binjakët: Më në fund një ditë e ndriçuar nga një Hënë e bukur. Përdoreni atë për të rifituar energjinë dhe entuziazmin për ditët e ardhshme, një periudhë që do të ndryshojë shumë gjëra. Sidoqoftë, do të duhet të gjeni guximin për të rrezikuar diçka. Në dashuri, situata do të varet shumë nga ju, nga dëshira juaj për të kuptuar dhe për t’u sqaruar me gjysmën tjetër.
Gaforrja: Prej disa ditësh jeni duke testuar njerëzit që ju rrethojnë. Kujdes me provokimet! Gjatë 24 orëve të ardhshme, Hëna në katror mund t’ju shtyjë të tërhiqni fijet ca si shumë. Përpara se t’i jepni fund një lidhjeje, do të bënit mirë të merrnit kohë për të kthjelluar mendjen.
Luani: Këtë të martë 26 yjet do të lejojnë një rikuperim të mirë, qoftë edhe në nivel familjar. Sigurisht, shumëçka do të varet nga situata aktuale. Beqarët mund të fillojnë histori të reja emocionuese. Ata që po shërohen nga një krizë serioze në marrëdhënie mund të bëjnë një zgjedhje drastike.
Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë të martë do të nisë një periudhë që do të zgjasë deri në fund të muajit, kohë në të cilën do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme dhe të guximshme, të përballeni me ndryshime, ndoshta edhe një transferim. Nga ana tjetër, në ditët në vijim dashuria mund të kthehet në plan të dytë.
Peshorja: Këto ditë do t’ju duhet të grumbulloni të gjithë forcën dhe vendosmërinë që gjeni për të ecur përpara, pa u dekurajuar. Përpiquni të mbusheni me energji tani, sepse në ditët e para të prillit do t’ju duhet të rishikoni të gjithë situatën tuaj në aspektin e punës.
Akrepi: Nga kjo e martë 26 do të bëni mirë të dëgjoni dhe ndiqni më shumë intuitën tuaj. Tani e tutje do të mund të filloni të lëvizni, të bëni propozime që i keni shtyrë prej kohësh, në punë dhe në jetën private. Këto janë ditë të vlefshme për ndjenja, pajtime, e sidomos nëse kohët e fundit keni pasur konflikte me një person.
Shigjetari: Edhe ata që e kanë pasur jetën e tyre të lidhur me kokë poshtë kohët e fundit, do të duhet të përpiqen të shijojnë kënaqësinë e të qenit me të tjerët, të njohjes me njerëz të rinj. Në planin e punës do të duhet të merrni disa vendime jo më vonë se fundi i majit. Një i njohur i moshuar mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nga kjo e martë 26 e deri në ditët e para të prillit, do të rrezikoni të hasni në disa mosmarrëveshje të pakëndshme në punë, ndoshta dikush do të zbulojë diçka, një frazë e thënë sipërfaqësisht e cila mund të shkaktojë tension. Është mirë që të shtyni vendimet më të mëdha deri në fund të muajit.
Ujori: Edhe pse po rikuperoheni mirë, gjatë kësaj dite të martë 26 mund të përjetoni një rënie të vogël fizike. Nga ana tjetër, këto janë ditë të mbushura me mendime, ide dhe projekte. Për momentin sektori më i shënjestruar nga yjet është ai ekonomik: duhet të ndaleni për të bërë një bilanc të situatës.
Peshqit: Këtë të martë duhet të filloni të rikuperoni energjinë tuaj mendore dhe fizike, sepse jeni lodhur shumë muajt e fundit. Në ditët në vijim do të arrini të kapërceni disa vështirësi që kanë lindur në familje. Mos e derdhni mundin e kësaj periudhe në dashuri: do të ishte turp të humbisni kalimin e Venusit dhe Marsit në shenjën tuaj.