Dashi:
Në dashuri keni një avantazh këtë të martë, nëse jeni të interesuar për një person mos hezitoni të bëni një hap përpara. Në punë nxisni kontakte me qytete të tjera dhe bashkëpunime të reja.
Demi:
Në sferën e dashurisë, nëse jeni vetëm, mos u mbyllni në shtëpi, do të ishte një turp i vërtetë! Në punë, nga ana tjetër, nëse keni biznesin tuaj, kushtojini vëmendje shpenzimeve, së fundmi ka pasur një rrjedhje të papritur.
Binjakët:
Në dashuri, nëse keni takuar së fundmi një person interesant, mos e lini t’ju ikë! Në punë, edhe aty, diçka po lëviz, ka një ajër të ri!
Gaforrja:
Në dashuri, nëse ka pasur diskutime me partnerin/en, mos e mbani hundën lart, por bëni një dialog konstruktiv. Këtë të martë mund të ketë telashe në punë.
Luani:
Në dashuri ju e dini se çfarë doni dhe kjo ju bën shumë të vendosur, por bëni kujdes që të mos lëndoni ndjenjat e të tjerëve. Në punë, nga ana tjetër, dikush po përpiqet të ushqejë polemika të panevojshme, mos e bëni dhe ju.
Virgjëresha:
Në dashuri, nëse keni një marrëdhënie të qëndrueshme, mund të vendosni edhe ta legalizoni bashkimin. Në punë, nga ana tjetër, mendojini mirë fjalët, sepse po lindin keqkuptime të mundshme me kolegët.
Peshorja:
Në dashuri mund të keni pasur një takim të mirë së fundmi, e pra, kjo është një kohë e favorshme për zemrat e vetmuara. Në punë, nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të një marrëveshjeje të vjetër apo riciklimi i një çështjeje të harruar.
Akrepi:
Në dashuri, nëse jeni në çift prej një kohe të gjatë përpiquni të kuptoni nevojat reale të partnerit dhe nëse ka diçka që nuk shkon, mos hezitoni t’i tregoni dhe të flisni për këtë. Në punë ka pak nervozizëm, qëndroni larg polemikave.
Shigjetari:
Në dashuri, thjesht ju duhet të shikoni përreth jush. Yjet po mbrojnë mundësinë që të krijoni kontakte të reja dhe kështu të mund të bëni njohje me një person të këndshëm. Në punë, nga ana tjetër, favorizohen negociatat, por shqyrtoni mirë çdo kërkesë.
Bricjapi:
Në dashuri mund të ketë pak nervozizëm në këtë ditë të fundit të majit, përpiquni të mos acaroheni shumë me partnerin/en. Në punë, nuk përjashtohet që këtë të martë 31 të ketë një ngadalësim shumë të madh të punës.
Ujori:
Në dashuri, mos shkoni shumë larg me tezat që përqafoni. Jepini vetes gjithë kohën që ju nevojitet për të kuptuar se kë keni përballë. Në punë, bëni idetë tuaja që të spikasin dhe të jeni ju preferencë e parë!
Peshqit:
Në dashuri mund të keni takuar së fundmi një person të këndshëm, mos kini frikë ta lëshoni veten pas tij! Në punë, nga ana tjetër, ka një ajër të ri, frymë të re dhe duket se favorizohen bashkëpunime të reja.