Dashi: Hëna nuk është në kah të kundërt, ndaj lëreni veten të dashuroheni: kjo është një kohë për rikuperim. Në punë Jupiteri është në anën tuaj dhe do ju ndihmojë të realizoni një projekt!
Demi: Hëna është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj dhe në dashuri ka pak konfuzion. Në punë duhet të të ruani qetësinë dhe të vazhdoni kështu të paktën deri në fund të muajit!
Binjakët: Muaji tetor do të jetë muaji i pasionit, lëreni vetentë hidhet pas një ndjenje të re. Në punë, do ju duhet të bëni një zgjedhje: përpiquni, megjithatë, të diskutoni me disa nga ata që ju rrethojnë. Dëgjoni këshillat!
Gaforrja: Mos u nxitoni dhe mos u zemëroni në dashuri, duhet të mendoni pak më shumë. Në punë, edhe aty mos u zemëroni: nuk zgjidhni asgjë, qetësia dhe gjakftohtësia janë armët më të mira!
Luani: Hëna është disonante, ndaj ruani qetësinë dhe në dashuri përpiquni të flisni më shumë. Në punë, mos u nervozoni – do të filloni të rikuperoni nga data 30 shtator!
Virgjëresha: Me të lindurit në shenjën e Akrepit gjërat shkojnë mirë në dashuri. Në punë, përpiquni të mendoheni mirë përpara për të hedhur një hap më shumë!
Peshorja: Lëreni veten të dashuroheni, do të mund të bëni zgjedhjen e duhur. Në punë, kushtojini vëmendje shpenzimeve: duhet të gjeni ekuilibrin e nevojshëm!
Akrepi: Hëna është në anën tuaj, ndaj dashuria është premtuese: sigurisht që duhet të jeni më të sinqertë me të tjerët. Në punë, përpiquni të rikuperoni pak gjërat, merrini me qetësi përpara se të filloni një projekt të ri!
Shigjetari: Suksese të vogla në dashuri, vazhdoni kështu. Në punë, zodiaku është në anën tuaj, veçanërisht nëse keni në plan të nisni një projekt të ri!
Bricjapi: Dashuri e mirë, por përpiquni të mos ktheheni në të kaluarën e dhimbshme. Në punë, çdo gjë do të jetë më e lehtë nga viti i ardhshëm: ejani, bëni durim!
Ujori: Ditën e premte Afërdita kthehet në anën tuaj, ndaj lëreni veten të dashuroheni. Në punë, ka nga ata që duan të ndryshojnë diçka: duhet të riktheheni në lojë!
Peshqit: Në dashuri, dalëngadalë fillojmë sërish dhe e kapërcejmë krizën. Në punë projekte për tu nisur, por jeni pak të acaruar. Dhe kjo nuk është gjë e mirë!