Dashi
Në këto javë do të mund të bëni një hap të shkëlqyer përpara nga pikëpamja sentimentale, megjithatë do t’ju duhet të jeni më të ndjeshëm ndaj partnerit tuaj dhe gjithashtu më pak argumentues. Në punë ju duhet pak më shumë organizim.
Demi
Në dashuri vjen koha të përballeni me disa probleme por gjithçka do të zgjidhet në ditët në vijim. Në punë duhet të jeni më të vendosur dhe të veproni menjëherë pa pritur gjithmonë “momentin e duhur”.
Binjakët
Bëni kujdes në dashuri sepse qielli do t’ju shohë kokëfortë. Edhe në punë situata nuk do jetë e lehtë për tu menaxhuar por mundohuni të bëni përpjekje.
Gaforrja
Po vjen një moment fuqie që duhet ta shfrytëzoni maksimalisht. Nga natyra jeni të kujdesshëm, por tani është koha për të rrezikuar. Ndryshime shumë të mirëpritura po vijnë në punë.
Luani
Do jeni pak të shqetësuar, por dijeni që në qershor dashuria do të ketë një rikuperim të bukur. Në punë, filloni të planifikoni lëvizjet tuaja të ardhshme.
Virgjëresha
Në dashuri keni më shumë qetësi por sërish do të duhet të përpiqeni të bëni kompromise me partnerin. Ndryshimet vijnë në punë dhe gjithashtu mundësia për të zgjidhur disa probleme të vjetra.
Peshorja
Kjo ditë është e bukur për emocionet që mund të përjetoni në maksimum. Në punë, profesionistët e lirë mund të arrijnë shumë dhe të kenë ide të shkëlqyera.
Akrepi
Prisni disa takime të reja interesante në këtë ditë që ju sheh me fat dhe akoma më magjepsës se kurrë. Në punë duhet të jeni pak më luftarak, të guxoni më shumë.
Shigjetari
Do të duhet të prisni deri në fillim të qershorit për të parë disa përmirësime nga pikëpamja sentimentale. Në punë ka shumë gjëra për të bërë si dhe probleme për të zgjidhur. Përveshni mëngët.
Bricjapi
Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse ju mundon një ndjenjë e fortë largësie. Në punë jeni shumë ambiciozë dhe do mund të arrini shumë në këtë periudhë.
Ujori
Yjet e sotëm po flasin për disa dyshime në dashuri. Ndoshta nuk jeni më të sigurt për ndjenjat tuaja për partnerin tuaj. Në punë gjithçka po ecën mirë.
Peshqit
Është më mirë të mos zhyteni në situata të pamundura sentimentale. Mundohuni të jetoni një dashuri të qetë, solide, në dritën e diellit. Mundësi të mëdha për rritje vijnë në punë edhe nëse ka shumë punë për të bërë.