Dashi:
Ajo që po përjetoni aktualisht është një situatë ditësh plot tension pasi jeni vazhdimisht në sprovë. Kujdes nga konfliktet në familje ose me të njohurit që jeni prej kohësh.
Demi:
Këtë të premte do të keni vetëm dëshirën të dëshironi të kaloni kohë me familjen tuaj, ndoshta sepse prag-vjeshta ka filluar t’ju trishtojë. Nëse jeni të interesuar për një person me të cilin jeni të dashuruar, mos e lini t’ju ikë nga duart.
Binjakët:
Për këtë të premte dëshironi të përjetoni diçka të re, ndoshta në shoqërinë e partnerit/es apo miqve tuaj. Gjërat po shkojnë mirë në punë dhe mund të filloni të fitoni më shumë.
Gaforrja:
Për këtë të premte do t’ju duhet të shmangni të gjitha diskutimet dhe të përpiqeni të jeni shumë të kujdesshëm. Në dashuri gjërat do të përmirësohen, por gjithsesi duke filluar nga e marta.
Luani:
Gjatë kësaj të premteje do të mundoheni të gjurmoni në lidhje me të vërtetën e diçkaje që ju bren dhe do të dëshironi ta dini me çdo kusht, edhe nëse ju dhemb. Në sferën e punës çdo gjë është mirë: gjëra të reja pritet të shfaqen në horizont deri në fund të vitit.
Virgjëresha:
Këtë të premte do të mund të përjetoni diçka të bukur madje në fusha të ndryshme. E vetmja pengesë është ajo ekonomike pasi po përballeni me shumë shpenzime. Në dashuri, kini kujdes nga “flakët e reja”.
Peshorja:
Sot do të keni një ditë apatie. Nëse keni gjëra për të bërë, merrni kohën tuaj. Pak më kthjellët duket të jenë gjërat në dashuri, duhet të keni kujdes nga njerëzit që janë shumë xhelozë dhe posesivë.
Akrepi:
Sot do të keni yje të rëndësishëm në shenjën tuaj që do t’ju udhëheqin përsa i përket emocioneve dhe punës. Në dashuri po përpiqeni të zgjidhni një konflikt me partnerin/en. Tetori që ka nisur mund të jetë muaji i zbulimeve dhe lajmeve të mëdha.
Shigjetari:
Sot do të keni në krah Merkurin dhe Venusin, të cilat do t’ju ndihmojnë të vazhdoni dhe të përfundoni disa projekte pune. Dëshironi të udhëtoni dhe të bëni gjëra të rëndësishme. Kjo dëshirë është ndezur pas një periudhe të gjatë në të cilën keni qëndruar stanjativë për një kohë të gjatë.
Bricjapi:
Sot do të keni Hënën në shenjën tuaj e cila do t’ju ndihmojë të pushtoni gjithçka që dëshironi. Ende ka probleme në dashuri ku duket se disa gjëra janë mjaft të komplikuara. Ndryshimet janë në rrugë e sipër.
Ujori:
E nsotmja do të nisë me një problem financiar që mund t’ju sjellë stres të madh. Mundohuni të qëndroni më të qetë, dilni dhe takoni njerëz të rinj për t’u qetësuar pak.
Peshqit:
Sot do të jetë një ditë e bukur për ju, veçanërisht për punën, pasi hidhen bazat për të kuptuar se po vjen një vit vërtet shumë i rëndësishëm. Në dashuri keni disa dyshime, por gjithçka do ju duket më e qartë në fund të nëntorit.