Dashi
Ky fillim i bukur i muajit ju sheh me iniciativë dhe plot energji. Në punë favorizohen kontaktet dhe pse jo, dikush mund të mendojë edhe për ndryshimin e qyteteve.
Demi
Në dashuri do përjetoni shumë emocione dhe një Venus i favorshëm i përforcon ato edhe më shumë. Në punë keni pak stres por gjithë mundi do të sjellë rezultate
Binjakët
Ky qiell flet për dashurinë dhe do të lejojë shumë çifte të zgjedhin të bëjnë atë hap drejt një të ardhmeje së bashku. Në punë duhet të riorganizoni gjithçka dhe të kuptoni se çfarë është prioritet dhe çfarë jo.
Gaforrja
Në dashuri, bëni kujdes nga disa ngatërresa të vogla që mund t’ju bëjnë nervoz. Lërini polemikat dhe shkoni më shumë durim në punë, ndonjëherë duhet pak kohë për të menaxhuar ndryshimet.
Luani
Përfitoni nga njohuritë e reja që mund të kthehen në diçka më shumë. Në punë, ndryshimet janë afër, por ju mezi prisni të dilni në pistë
Virgjëresha
Në dashuri gjithçka po shkon mirë ndaj organizoni diçka të veçantë. Në punë, kushtojini vëmendje shumë fjalëve, përpiquni të përmbaheni pak nga të qenit gjithmonë të sinqertë.
Peshorja
Kjo është dita e duhur për t’i thënë partnerit se çfarë mendoni. Në punë ujërat kanë filluar të lëvizin, përfitoni nga kjo për të kapur mundësi të reja.
Akrepi
Qielli është ideal për të përjetuar emocionet në maksimum. Në punë sqaroni gjërat menjëherë për të shmangur keqkuptimet e mundshme.
Shigjetari
Në dashuri, bëni kujdes nga disa tensione por tashmë në mbrëmje ka një rikuperim të mirë. Ka gjëra të reja në punë dhe profesionistët e lirë do të mund të kenë diçka më shumë.
Bricjapi
Dita nis në mënyrën më të mirë dhe mund të sqarohen edhe disa dyshime. Në punë gjithçka është e qëndrueshme dhe ndiheni mirë të stimuluar nga ajo që bëni.
Ujori
Në dashuri ka nevojë të tregoheni më sipërmarrës dhe të hidhni hapin e parë. Në punë mbyllni çdo negociatë deri në fund të javës.
Peshqit
Ata që janë në çift po kalojnë një kohë të mrekullueshme. Ka ende pak konfuzion në punë, por ju duhet vetëm të gjeni pak vetëbesim.