Dashi
Ju keni përjetuar një javë të qetë në krahasim me të mëparshmet. Ekziston një dëshirë për të planifikuar diçka të rëndësishme, deri në verë më të dashuruarit do të bëjnë një zgjedhje vendimtare. Për sa i përket punës, është koha për të bërë një bilanc por edhe për të ndërmarrë veprime konkrete. Mos shpenzoni para në mënyrë të tepruar.
Demi
Lërini emocionet tuaja të rrjedhin lirshëm. Kjo javë solli përmirësime me Venusin në shenjën tuaj. Përsa i përket punës, nga mesi i qershorit do të duhet të kuptoni nëse do të vazhdoni një projekt apo jo.
Binjakët
Gjatë orëve të ardhshme do ju duhet të shpenzoni më shumë energji sesa pritej në dashuri, por maji është premtues. Përsa i përket punës, përgjithësisht favorizohen aktivitetet. Është periudha e duhur për të sqaruar kushtet, për një ndryshim të mundshëm.
Gaforrja
Situata do jetë aktive dhe më stimuluese këto ditë: përpiquni të ndryshoni atë që nuk shkon në jetën tuaj. Për sa i përket punës, ju keni avantazhe, kjo është një periudhë e shkëlqyer për t’u përgatitur për programet që do të vlerësohen në pjesën e dytë të vitit.
Luani
Venusi përballë sjell dyshime në dashuri. Do keni ditë disi konfliktuale që duhen mbajtur nën kontroll. Përsa i përket punës, nuk duhet t’i nxirrni tensionet e lindura diku tjetër.
Virgjëresha
Kjo fundjavë nxit romanca të reja. Për sa i përket punës, mund të merrni informacione shumë të dobishme, të cilat, nëse përdoren në favorin tuaj, mund të jenë një pararojë e mundësive.
Peshorja
Kushtojini vëmendje të madhe dashurisë gjatë fundjavës. Për beqarët vijnë takime të reja. Marsi në opozitë krijon disa dyshime ose rikthen frikën e një mashtrimi. Përsa i përket punës, e gjithë situata duhet të rishikohet.
Akrepi
Dashuria juaj nuk është pothuajse asnjëherë e qeta, mund të ndodhë që Marsi të drejtojë shenjën tuaj të zodiakut dhe t’ju bëjë të tërhiqeni në situata të ndërlikuara dhe të vështira për t’u menaxhuar. Përsa i përket punës, nuk mund të prisni rezultate të menjëhershme.
Shigjetari
Mund të keni një takim magjik, për të rizbuluar se çifti juaj ka themele të forta. Përsa i përket punës, nëse keni punuar mirë vitin e kaluar, do të vijë suksesi. Mundohuni të jeni gjithmonë shumë të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh rreth jush…
Bricjapi
Venusi ndihmon dashurinë, në disa raste edhe pajtimin. Ata që janë të ndarë mund të riulen për sqarim. Përsa i përket punës, nëse keni një profesion të pavarur ose keni kohë që kërkoni një mundësi për t’u dukur, yjet janë shumë bindës dhe premtojnë një fitore.
Ujori
Zgjedhjet tuaja duhet të jenë të qarta veçanërisht kur bëhet fjalë për ndjenjat. Dashuria do të bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës suaj. Nga data 23, idetë do jenë më të qarta. Për çiftet e vjetra duhet pasur kujdes nga mërzia. Sa i përket punës, duhet të shikoni përpara për muajt e ardhshëm, të cilët janë jashtëzakonisht produktivë.
Peshqit
Yjet favorizojnë takime të reja dhe çiftet e dashuruar. Sa i përket punës, deri në datën 23 është koha për të mbyllur një marrëveshje, ata që kanë nënshkruar një kontratë kanë vetëm një shqetësim, si të menaxhojnë një program të ri.