Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, rrezikoni të nervozoheni, të debatoni me dikë, ndoshta me partnerin/en. Sidoqoftë, mos harroni se kjo periudhë është e rëndësishme, ju lejon të vendosni më në fund jetën tuaj në linjë të mbarë. Zgjedhje të mëdha për të bërë shumë shpejt.
Demi: Sot më në fund do të filloni të rikuperoheni, por pak e nga pak. Vështirësi do të vazhdojnë të kenë vetëm ata të lindur në Demi që këmbëngulin t’i rezistojnë ngjarjeve aktuale dhe ndryshimeve që vijnë. Megjithatë, më të vetëdijshmit e kanë kuptuar se tani është koha për të vepruar. Ditë shërimi edhe për dashurinë.
Binjakët: Sot do të jeni në gjendje të flisni me qetësi dhe në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë. Këto ditë ndihmojnë veçanërisht Binjakët e rikuperuar nga një krizë e rëndë dashurie, që të shërohen. Këto yje ju lejojnë të largoni emocionet negative, por edhe njerëzit stresues. Do të jeni gati t’i thoni “jo” situatave që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë. Njohjet e reja janë të preferuara.
Gaforrja: Mund të ndiheni pak të trullosur sot, por rezistoni! Kjo është një periudhë kalimtare. Që në javën e ardhshme do të filloni të vini re disa përmirësime. Nuk do të donit të bënit zgjedhje drastike në dashuri dhe të prishni një marrëdhënie gjatë fundjavës, vetëm sepse do të ndiheni më nervozë se zakonisht.
Luani: Sot do të keni një kapacitet të tillë për veprim, saqë do bëni mirë të mendoni për projekte të reja, zgjedhjet që duhet të bëni për të ardhmen. Përdoreni këtë kohë për të planifikuar muajt e ardhshëm deri në verë. Ju pret një periudhë fitoresh të mëdha. Në qershor do të ketë shumë Luanë që do të marrin kënaqësi të papritura.
Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot do të jeni në humor më të mirë se zakonisht, në sajë të ndryshimit të ri në Hënë. Fatkeqësisht, ky tension i brendshëm që Marsi tek Peshqit po ju shkakton prej ditësh nuk do të zhduket plotësisht. Një irritim do të jetë më i thellë tek ata që po shtyjnë disa zgjedhje. Nervozizëm dhe në familje.
Peshorja: Vazhdoni të ndiheni pak nën presion, të kapur mes dy zjarreve. Nga njëra anë është një e kaluar që ju thërret, nga ana tjetër një e ardhme që mund të jetë më e ndritshme. Sigurisht që të tremb pak mendimi për të kërkuar gjithçka dhe për të nisur gjëra nga e para. Fillimisht do të duhet të lahen disa hesape, jo ekonomike…
Akrepi: Premton të jetë një fundjavë shumë intriguese, e ndriçuar nga një Hënë pozitive. Nëse kohët e fundit ka pasur disa keqkuptime, do të keni më shumë mundësi për t’u rikuperuar në 48 orët e ardhshme. A të pëlqen ndonjë? Gjeni guximin të dilni dhe ta ftoni për darkë. Kujdes nga një person Demi që mund t’ju pengojë në punën tuaj.
Shigjetari: Dëshira për aventura rritet këto ditë. Mundohuni të përfshini njerëzit që doni në këtë dimension të ri tuajin. Nëse rreth jush ka njerëz që nuk i durojnë dot idetë tuaja, mund të lindin tensione të reja. Ekziston një nevojë në rritje për t’u çliruar nga disa kufizime, modele fikse dhe kufizuese.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot do të nisë një fundjavë paksa rutinore. Nëse ditët e fundit keni pasur një problem, një dhimbje koke të një lloji apo edhe një pakënaqësi të vogël me dikë, në orët e ardhshme mund të ndiheni të pezmatuar. Shfrytëzojeni fundjavën për t’u çlodhur pak.
Ujori: Fundjava do të favorizojë mbi të gjitha jetën në marrëdhënie, dashurinë dhe miqësitë. Ju duhet t’i përdorni këto ditë për të reflektuar për të nesërmen, të filloni të studioni strategjitë fituese për të ardhmen tuaj. Do t’ju duhet të ndryshoni, por në një mënyrë konkrete dhe të arsyeshme, pa e përmbysur plotësisht jetën tuaj. Kujdes me paratë.
Peshqit: Sot do të nisë një periudhë sa e rëndësishme aq edhe delikate. Nëse angazhoheni dhe punoni mirë në prill dhe maj, do të mund të merrni përgjigje dhe konfirmime që do të jenë të vlefshme edhe në muajt në vijim. Pjesa e parë e vitit 2024 është më e mirë se e dyta. Përfitoni sa më shumë nga këto javë.