Dashi
Mos e teproni duke shpenzuar energji, pasi stresi mund t’iu mbysë, paaftësisë për të gjykuar. Nëse me një person të cilin sapo e keni njohur nuk keni qëllime serioze, tregohuni të qartë, respektojeni dhe tjetrin.
Demi
Me ndikimin e Hënës dhe shtysën e Saturnit do të keni një ditë që favorizon studimet apo avancimet profesionale. Do të keni mundësi shumë të mira të cilat duhet t’i kapni fluturimthi. Mund të siguroni një stabilitet të mirë.
Binjakët
Mërkuri dhe Plutoni do ju bëjë disi nervoz. Nuk do të keni dëshirë për t’u zhytur në rutinë, aq sa edhe detyrat e zakonshme do ju bezdisin. Në raportin në dy, mos u përfshini nga xhelozia e kotë. Më mirë fitoni besimin reciprok dhe punoni për forcimin e tij.
Gaforrja
Këshillohet që të mos jepeni pas entuziazmit dhe iluzioneve pak të besueshme. Me ndikimin aspak harmonik të Marsit dhe të Venusit, jeta juaj në çift mund t’iu duket më monotone se kurrë. Bëni kujdes pasi është moment kalimtar, mos u nxitoni!
Luani
Venusi dhe Marsi me anë të ndikimit të tyre, mund t’iu përballin me të papritura, e cila do luhasë fortë një lidhje ekzistente. Mos u tregoni impulsiv. Ndërkohë situata financiare, nuk paraqitet ndër më të mirat.
Virgjëresha
Për shkak të ndikimit të Mërkurit dhe Plutonit, mund të jeni të tërhequr pas ngjarjeve pak të qarta. Mos u besoni shumë njerëzve që premtojnë male e fusha, pasi rrezikoni të komprometoni rezultatet e marra deri më tani.
Peshorja
Me ndikimin e brishtë të Hënës, nëse gjithçka ju duket se shkon keq, gjeni strehë tek personi që dashuroni. Bëni mirë t’i kushtoni më shumë vëmendje përmbajtjes dhe jo dukjes. Nëse jeni vetëm, bëni mirë të dilni me miqtë: Venusi dhe Marsi parashikojnë një surprizë të bukur për ju!
Akrepi
Do të jeni të mbushur me gëzim dhe do të shprehni lirisht mendimet tuaja. Mundësi të mira paraqiten në sferën e krijimtarisë. Mos u druani nga sfidat profesionale. Jeni apo jo luanë? Vlerësoni aftësitë tuaja!
Shigjetari
Ndikimi i Venusit dhe Marsit premtojnë një miksim intuite dhe grinte, gjë që do ju ndihmojë që të veproni me efikasitet si në punë edhe në shtëpi. Do të ndjeheni aktiv, dinamik dhe gati për të korrur fitimet e punës suaj.
Bricjapi
Hëna në shenjën tuaj nuk ju favorizon. Parashikohen tensione dhe përplasje në familje, të cilat do mund të kalohen vetëm nëpërmjet dialogut dhe arsyetimit. Pika juaj e fortë gjatë kësaj dite, do të jetë pikërisht komunikimi.
Ujori
Në aktivitetin tuaj do të keni mundësi të reja për të vlerësuar, atë që vërtetë ka rëndësi. Me qetësi dhe durim do të zgjidhni çdo vështirësi, pa u përballur me probleme. Venusi dhe Plutoni do të jenë miq të shenjës suaj gjatë kësaj dite, kështu që do mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim më shumë.
Peshqit
Nëse situata në ambientin e punës është e tensionuar, rezistoni! Relaksin mund ta rikuperoni në kohën tuaj të lirë, duke iu dedikuar kënaqësive të jetës. Në sferën financiare parashikohen probleme. Bëni kujdes!