Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox të shtunën 27 korrik Hëna do të jetë në shenjën tuaj deri në pasdite. Këto ditë hapin rrugën për të marrë përgjigje, konfirmime, mundësi të reja dhe suksese, ndaj përfitoni prej tyre. Edhe në dashuri këto janë ditë shumë premtuese.
Demi: Me Merkurin sërish aktiv do të keni më shumë mundësi, do të keni mundësi të merreni dhe menaxhoni disa situata të ndryshme. Venusi ende në një aspekt disonant mund të ngjallë pak mosbesim tek ata që po ndjekin një marrëdhënie të re. Mbyllje definitive lispet me ish-et/ët.
Binjakët: Kalimi i Jupiterit në shenjë shton dëshirën e thellë për rritje, për të përjetuar emocione të reja dhe për të triumfuar. Në ditët në vijim jo vetëm që do të mund t’i paraqisni idetë tuaja me besim, por mund të merrni edhe një konfirmim të rëndësishëm. Mos i nënvlerësoni bashkëpunimet e reja.
Gaforrja: Edhe pse mund të ndiheni paksa të shqetësuar për punën për momentin, do të keni ndihmën e yjeve të mirë në javët në vijim. Edhe ata që kanë biznesin e tyre nuk do të kenë frikë nga asgjë. Në dashuri, megjithatë, duhet të përpiqeni të mos ju pushtojnë dyshimet e panevojshme.
Luani: Po kaloni në një sezon shumë të rëndësishëm dashurie. Ata që nuk kanë marrë ende konfirmime do t’i marrin shumë shpejt. Kushdo që është i lidhur me një person do të duhet të angazhohet për t’u kujdesur për marrëdhënien. Zemrat e vetmuara duhet të fillojnë të zgjerojnë horizontet e tyre. Ofertat e reja për punë po vijnë.
Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot mund të përjetoni ende tensione të vogla, të bezdisshme, veçanërisht nëse i keni dhënë fund një bashkëpunimi ose marrëdhënieje në punë muajin e kaluar. Megjithatë nga ana tjetër, Gushti do të jetë një referencë e madhe për dashurinë.
Peshorja: Sot do të duhet të përballeni me një Hënë në kundërshtim deri pasdite. Dikush mund të zhytet shumë në të kaluarën, në kujtime të trishtuara, dikush tjetër mund të vuajë nga sëmundje të vogla. Nuk është një kohë e keqe, por do t’ju duhet të bëni përpjekje për të lënë pas të kaluarën.
Akrepi: Afërdita në aspektin e kundërt do të rrezikojë të frenojë dëshirën për t’u përfshirë, pasi jeni kapluar nga meraku se mund të pendoheni që nuk keni kultivuar një dashuri të re. Gushti do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm për ndjenjat: duhet të filloni të mendoni për të që tani.
Shigjetari: Nuk duhet të shtyni sqarimet që i konsideroni të rëndësishme. Në dashuri këto janë ditë shumë stimuluese: përdorini ato për të shprehur atë që ndjeni, qëndroni pranë njerëzve që ju duan. Do të duhet të kontrolloni gjithashtu qëndrueshmërinë e një ndjenje në funksion të gushtit, kur Venusi do të bëhet disonant.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot yjet do t’ju ftojnë të tregoheni pak më të qetë në dashuri, sepse gushti do të jetë një muaj shumë domethënës. Madje mund të ofrojë mundësi rikuperimi, për afrime të papritura.
Ujori: Në pak ditë do të çliroheni nga kundërshtimi i Venusit: do të filloni një fazë të re të jetës tuaj, shumë më pozitive. Ndërkohë, përpiquni të vazhdoni të tregoni shumë kujdes, veçanërisht në marrëdhënien tuaj dhe jetën familjare. Shpenzimet, edhe ato të vogla duhen përballuar me kujdes.
Peshqit: Jupiteri disonant nuk sjell dështime, por frikën për të bërë gabime. Ajo që ka rëndësi do të jetë mbërritja në fund të korrikut me ide të qarta se çfarë të bëni. Në gusht, mund të shfaqen më shumë reflektime mbi dashurinë: vetëm historitë vërtet të forta do të rezistojnë.