Dashi
Dita lind me një hënë të favorshme për ju. Kjo është një fundjavë për t’u shijuar në maksimum. Dashuria duhet rikuperuar.
Demi
Me Diellin dhe Venusin në shenjën tuaj mund të bëni plane për të ardhmen, prandaj harroni të shkuarën.
Binjakët
Venusi do t’ju favorizojë sërish. Dita do të jetë e mirë për ju, vetëm pasdite do të ndjeni pak lodhje.
Gaforrja
Situata astrologjike është pozitive për të kërkuar punë të reja. Tashmë ju jeni në një fazë krijuese.
Luani
Sot ka një tension për të kapërcyer. Merrni disa ditë për të përjetuar dashurinë në maksimum.
Virgjëresha
Gjatë mëngjesit do të jeni nën presion. Diçka në drekë do ju nervozojë, por pasditja do jetë më e mirë.
Peshorja
Kujdes me paratë, mund të mërziteni për një shpenzim të papritur. Beqarëve do t’ju kthehet dëshira për të krijuar një raport dashurie.
Akrepi
Hëna sjell një dëshirë të madhe për një marrëdhënie romantike. Në shtëpi do të ndjeni një shqetësim me personat më të mëdhenj se ju.
Shigjetari
Forca e këtyre yjeve qëndron në aftësinë tuaj për të reaguar ndaj atyre që duan t’ju izolojnë. Do ju duhet të kapërceni disa teste.
Bricjapi
Miqtë me ndikim mund t’ju ofrojnë një marrëveshje. Për dashurinë do të jetë një ditë e mirë, marrëdhënia juaj me partnerin do të forcohet.
Ujori
Gjatë kësaj ditë nuk do të mungojnë ndjesitë e mira. Yjet tani janë në favor. Një dashuri e re lind, por shoqërohet me disa dyshime.
Peshqit
Do të ndjeni pak shqetësim, ndaj duhet t’i kushtoni vëmendje emocioneve negative. Një dashuri mund të lindë jashtë mjedisit të zakonshëm.