Dashi:
Sot mund të nisni një njohje të çmuar, ndaj mos e nënvlerësoni një person të shenjës së Demit. Lajm i mirë është duke ardhur në sferën e punës.
Demi:
Jeni të vendosur për të arritur qëllimet tuaja, por sot dëshironi të bëni një pushim nga puna dhe t’i përkushtoheni familjes.
Binjakët:
Sot mund të keni disa pengesa të vogla, përpiquni të jeni të duruar. Lajme të mira në sferën profesionale, puna juaj së shpejti do të shpërblehet.
Gaforrja:
Sot jeni pak i zhytur në mendime, përpiquni të shkëputeni nga rutina, një shëtitje në ajër të hapur do t’i sjellë dobi trupit dhe shpirtit tuaj.
Luani:
Vendosmëria juaj do t’ju çojë larg, do të favorizoni bashkëpunime të reja. Nga ana tjetër kini kujdes të mos i ndrydhni ndjenjat.
Virgjëresha:
Jeni një person preciz, por sot mund të keni përshtypjen se nuk mund të vazhdoni më për asgjë. Merrni një pushim për të analizuar situatën tërësisht.
Peshorja:
Sot jeni pak i nënshtruar: përfitoni nga kjo ditë për t’u çlodhur dhe për t’i kushtuar pak kohë të çmuar vetes.
Akrepi:
Dita ju jep emocione, mos u mbyllni në shtëpi. Favorizohen punët që janë në kontakt me publikun, lajme të mira po vijnë.
Shigjetari:
Mos lejoni që fakti se këtë të shtunë jeni pa pikë dëshire për të bërë gjëra, të dëmtojë qetësinë tuaj. Rimëkëmbja nis në orët e mbrëmjes.
Bricjapi:
Sot ndaloni racionalitetin dhe përkushtohuni pas disa hobeve, nëse jeni beqarë, shikoni përreth jush.
Ujori:
Takimet janë të preferuara sot, nëse ju pëlqen një person mos hezitoni të dilni me të. Emocione të bukura po vijnë.
Peshqit:
Kjo e shtunë ju sheh si protagonistë: mos lejoni që disa mendime që rrihen në familje të minojnë shkëlqimin që ju rrethon në këtë periudhë.