Dashi:
E sotmja është një ditë pa ndonjë rëndësi të veçantë për ju. Megjithatë, nga pasnesër, Afërdita nuk do të jetë më në opozitë dhe dalëngadalë gjërat do të përmirësohen. Jini të durueshëm sidomos në dashuri.
Demi:
Këtë fundjavë mendohuni sepse gjatë javës që po vjen do të keni shumë gjëra për të bërë dhe zgjidhur në nivel ligjor, administrativ apo burokratik. Përfitoni nga kjo pararendje edhe për të ndryshuar diçka në jetën tuaj, si për shembull zhvendosja e shtëpisë apo edhe e qytetit.
Binjakët:
Gjërat po ndryshojnë për mirë dhe në fund të nëntorit Jupiteri do t’i japë fund kundërshtimit dhe nuk do t’i keni më gjithë ato barriera. Më në fund do të ketë lajme të mira në punë. Ndjenjat janë gjithashtu në aspekt të mirë.
Gaforrja:
Do të keni një ditë pushimi që ju përgatit për një periudhë rikuperimi në dashuri. Në fakt, nga nesër Afërdita do të fillojë të kalojë tranzit nëpër shenjën tuaj. Megjithatë duket se ka më shumë stres në punë.
Luani:
Jeni pak të lodhur, por gjithsesi gjërat po shkojnë më mirë në punë. Në dashuri keni disa vështirësi që duhet të lini të largohen. Beqarët aktualisht preferojnë të jenë vetëm. Ju mund të jeni pak të zemëruar me dikë që nuk ka treguar se meriton besimin tuaj, por as nuk ju beson.
Virgjëresha:
Jo vetëm e sotmja do të jetë një ditë e mirë për ju, por e gjithë java që po vjen, në të cilën do të keni shumë mundësi për të shfrytëzuar. Ka zhvillime pozitive në dashuri dhe gjërat po shkojnë mirë edhe në punë.
Peshorja:
Dita e sotme do të jetë mjaft e lodhshme, sidomos kur bëhet fjalë për punën. Nga ana tjetër mundohuni të ndërmjetësoni marrëdhënie të reja ndërpersonale, si në familje ashtu edhe në dashuri. Nëse do të kishte kriza apo ndarje në këtë periudhë, ju mund të rikuperoni.
Akrepi:
Sot do të jetë një ditë e qetë, në kufijtë e rutinës, por shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë edhe për ju. Afërdita është gati të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju rikthejë dëshirën për dashuri dhe optimizëm.
Shigjetari:
Asgjë e veçantë nuk do t’ju ndodhë këtë ditë, por së shpejti do të ketë disa lajme. Nëse keni probleme në punë, përpiquni t’i zgjidhni nesër. Mundohuni të jeni më optimistë.
Bricjapi:
Jeni duke u përgatitur për një periudhë plot kënaqësi, por fillimisht përpiquni të kuptoni se çfarë drejtimi doni apo duhet t’i jepni jetës tuaj. Në punë do të keni vendime të rëndësishme për të marrë. Ndërsa në dashuri do të rikuperoni gjërat pas një krize.
Ujori:
Sot do të jetë një ditë paksa e tendosur për ju sepse do të keni shumë gjëra për të bërë në një kohë të shkurtër. Në çift merruni më shumë me njëri-tjetrin dhe kujdesuni më shumë për veten, sigurisht, pa harruar dashurinë e gjysmës tjetër.
Peshqit:
Sot dashuria më në fund kthehet në qendër të jetës suaj. Nëse jeni beqarë, hapni vend për njohje të reja, veçanërisht nëse jeni zhgënjyer nga dikush në të kaluarën. Është koha e duhur për të nisur një histori të re.