Dashi (21 Mars – 20 Prill)
E marta e 17 shtatorit do të jetë një ditë dinamike për ju Dashi. Në dashuri ka emocione të forta, por mund të ndiheni pak konfuzë. Mundohuni të mos përfshiheni në impulsivitet, veçanërisht në çështjet e zemrës: dëgjoni më shumë dhe flisni më pak. Në punë, energjia do jetë thelbësore për të përballuar sfidat e reja, por bëni kujdes të mos e teproni. Shëndeti kërkon pak pushim shtesë, veçanërisht nëse e keni tepruar ditët e fundit. Fati është i drejtë, por shpirti juaj do të bëjë ndryshimin. Vlerësimi: 7.
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Sot do të jeni më të menduar se zakonisht, Demi. Në dashuri, përpiquni t’i hapeni më shumë partnerit, sepse disa punë të papërfunduara mund të rikthehen në dritë. Paqja mendore do të varet nga aftësia juaj për të komunikuar qartë dhe sinqerisht. Në punë pengesat e vogla do ju humbin kohën, por me qetësi do arrini t’i kapërceni. Shëndeti po përmirësohet, por shmangni teprimet në ushqim. Fati nuk do të jetë në maksimumin e tij, ndaj vazhdoni me kujdes në vendimet e rëndësishme. Vlerësimi: 6.
Binjakët (21 maj-21 qershor)
Binjakët, e marta premton të jetë e gjallë për ju. Në dashuri mund të përjetoni një ditë plot surpriza, me mundësi takimesh të reja ose një rikthim. Kurioziteti do të jetë arma juaj më e mirë. Në punë, ndonjë propozim i ri mund t’ju japë stimuj të papritur. Megjithatë, përpiquni të mos shpërndani energjinë tuaj në shumë drejtime. Shëndeti është i mirë, por mund të ndiheni pak të lodhur mendërisht: merrni një moment për t’u çlodhur. Fati do ju shoqërojë në momentet kyçe. Vlerësimi: 8.
Gaforrja (22 qershor-22 korrik)
E marta ju fton të shikoni brenda vetes. Në dashuri pritet të ketë emocione të forta, por do të duhet të jeni gati për të përballuar disa keqkuptime. Mos lejoni që problemet e vogla të kthehen në debate të mëdha. Në punë do keni një ditë sfiduese, por aftësia juaj për t’u përshtatur do jetë çelësi për të zgjidhur gjithçka. Shëndeti ju kërkon të ngadalësoni pak, veçanërisht nëse keni pasur disa sëmundje të fundit. Fati do luhatet, por me pak durim çdo gjë do shkojë mirë. Vlerësimi: 6.5.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Sot, do të jetë një ditë pasioni dhe vendosmërie. Në dashuri mund të përjetoni momente intensive, pozitive dhe negative: emocionet do të jenë në kulmin e tyre, por përpiquni të qëndroni të qetë në diskutime. Në punë vendosmëria do ju lejojë të përfundoni projekte të rëndësishme, por mos u tregoni shumë autoritar me kolegët. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të gjeni kohë për veten dhe të relaksoheni. Fati do jetë pranë jush, sidomos në çështjet ekonomike. Vlerësimi: 8.5.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Virgjëresha, e marta do jetë një ditë pozitive për ju. Në dashuri, saktësia dhe ndjenja e detyrës mund t’ju bëjnë të dukeni shumë të ngurtë, por partneri do ta vlerësojë përkushtimin tuaj. Në punë do të jetë momenti i duhur për t’u marrë me çështje burokratike ose për të përfunduar projekte që kërkojnë vëmendje në detaje. Shëndeti është i mirë, por duhet të shmangni stresin e tepërt. Fati do jetë i qëndrueshëm, pa surpriza të mëdha, por edhe pa ngjarje të papritura. Vlerësimi: 7.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
E sotmja do të jetë një ditë e ekuilibruar por plot reflektime. Në dashuri mund të ndiheni paksa të pasigurt, por kjo do t’ju ndihmojë të vlerësoni më me kujdes ndjenjat tuaja. Mundohuni të mos jeni shumë kritik ndaj vetes ose partnerit. Në punë gjërat shkojnë mirë, edhe pse disa çështje mund të kërkojnë më shumë përpjekje sesa pritej. Shëndeti do jetë i mirë, por përpiquni të flini më shumë për të shmangur rënien e energjisë. Fati do të jetë i drejtë, pa goditje të mëdha. Vlerësimi: 6.5.
Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)
E marta do ju sjellë emocione të forta dhe një dozë intensiteti. Në dashuri mund të përjetoni një ditë pasioni të jashtëzakonshëm, por kujdes mos e teproni me xhelozinë. Në punë do jeni të fokusuar dhe të vendosur për të arritur objektivat, por përpiquni të shmangni diskutimet e panevojshme me kolegët apo eprorët. Shëndeti do jetë i mirë, por mund të ndjeni nevojën për të çliruar pak stres me disa aktivitete fizike. Fati do jetë në anën tuaj, veçanërisht në vendime të rëndësishme. Vlerësimi: 8.
Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)
Sot do të jetë një ditë zgjerimi dhe risi për ju, Shigjetarë. Në dashuri, dëshira për aventura mund t’ju shtyjë të kërkoni emocione të reja, qofshin në çift apo beqarë. Në punë do ketë mundësi interesante që do të kërkojnë guximin tuaj për t’i shfrytëzuar sa më shumë. Shëndeti do të jetë i shkëlqyer, sajë energjisë tuaj natyrale, por përpiquni të mos e teproni me aktivitete fizike shumë të vështira. Fati do t’ju buzëqeshë, veçanërisht në marrëdhëniet ndërpersonale. Vlerësimi: 8.
Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)
Bricjapi, e marta do jetë një ditë e qëndrueshme dhe produktive për ju. Në dashuri, mund të ketë një distancë emocionale, por asgjë për t’u shqetësuar: thjesht duhet të gjeni sërish ekuilibrin tuaj. Në punë do jeni pragmatikë dhe të fokusuar në qëllimet tuaja, gjë që do t’ju lejojë të përparoni pa shumë pengesa. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni mirëqenien mendore: pak relaksim nuk dëmton. Fati do të jetë neutral, por vendosmëria që keni do të mund të bëjë diferencën. Vlerësimi: 7.
Ujori (21 janar – 19 shkurt)
E marta do jetë plot surpriza për ju. Në dashuri mund të përjetoni një ndryshim të papritur, i cili do t’ju shtyjë të rishikoni disa vendime të marra në të kaluarën. Në punë do keni një intuitë të shkëlqyer që mund të hapë rrugë të reja, por përpiquni të mos jeni shumë impulsivë. Shëndeti do jetë i mirë, por mund të ndiheni pak të shqetësuar: jepini vetes pak kohë për t’u çlodhur. Fati do të jetë me ju, veçanërisht nëse dini të shfrytëzoni mundësitë në fluturim. Vlerësimi: 8.
Peshqit (20 shkurt – 20 mars)
Sot do të jetë një ditë e mbushur me emocione të përziera. Në dashuri mund të ndiheni paksa të pambrojtur, por kjo do t’ju lejojë të kuptoni më mirë atë që dëshironi në të vërtetë. Në punë do keni një ditë të ngarkuar, por gjithçka do e menaxhoni me krijimtarinë tuaj të zakonshme. Shëndeti do jetë i mirë, por përpiquni të mos lini pas dore pushimin. Fati do të luhatet pak, por mund të mbështeteni në intuitën tuaj për të lundruar sfidat. Vlerësimi: 7.