Dashi: Takime intriguese mbrëmjen e kësaj të premteje 15, situata sentimentale edhe për beqarët është e mirë. Në punë, përpiquni të rinisni projektet dhe bëni diçka të rëndësishme për veten tuaj!
Demi: Jeni të relaksuar, keni gjetur qetësinë tuaj dhe me siguri dëshironi të riktheheni në lojë në spektrin e dashurisë. Yjet shpjegojnë se kur punojnë për veten, është mirë për të vetëpunësuarit. Por ka një problem: ka pak parà!
Binjakët: Hëna është në anën tuaj, kështu që sfera sentimentale është e mirë. Në punë, përpiquni të mos jeni kaq drastikë në gjykimet tuaja: patjetër që ka diçka për të rishikuar!
Gaforrja: Dita është pak e mërzitshme, këtë të premte është më mirë që të distancoheni nga polemikat në familje. Në punë, përpiquni të mos i nxitoni gjërat!
Luani: Këtë të premte nuk keni shumë durim, ndaj shtyni çdo diskutim në dashuri për të shtunën. Në punë, tani do të arrini të kapërceni çdo konfuzion!
Virgjëresha: Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë, por ju nuk dëshironi të jeni vetëm një kalim kohe për dikë. Në punë diçka do të ndryshojë nga e hëna. Dhe le të shpresojmë për më të mirën!
Peshorja: Duket të ketë trazira në dashuri, ndaj përpiquni të qëndroni të qetë këtë të premte. Në punë takimet me njerëz nga larg janë të mira. Hajde, mos u dorëzo!
Akrepi: Keni shumë gjëra për të bërë, ndaj këtë të premte duket se dashuria ‘vuan’ pak: kundër saj është edhe Hëna. Në punë mundohuni të shmangni debatet dhe të mos nxitoheni!
Shigjetari: Keni gjetur qetësinë tuaj dhe dëshironi, më në fund, të veproni në dashuri. Në punë, përpiquni të ngriheni përsëri në këmbë!
Bricjapi: Mjaft me mendime negative në dashuri: Dita e diel me siguri do të jetë më e mirë. Në punë po bëni atë që mundeni, por këtë të premte jeni pak të mërzitur me gjithçka!
Ujori: Mirë gjërat në dashuri, Hëna është në anën tuaj: Këtë të premte 15 përpiquni të argëtoheni, nuk mund të prisni shumë, ndaj lini veten të shkojë pas emocioneve në takime të reja. Në punë idetë nuk mungojnë: keni shumë vullnet!
Peshqit: Ata që janë në krizë tani më në fund mund të shërohen. Në punë, përmirësimet janë në rrugë e sipër: por mos i merrni fort lehtë takimet!