Dashi
Ju pret një ditë stresuese dhe nën ritmin e duhur, gjatë së cilës mund të përballeni me tensione. Bëni kujdes sa i takon dashurisë gjatë kësaj fundjave, në mënyrë që të mos përfshiheni në polemika.
Demi
Më në fund do keni mundësi që të mbusheni me frymë dhe të rigjeni buzëqeshjen. Pas shumë tensioneve me të cilat jeni përballur në ditët e kaluara, tashmë gjërat do të sistemohen.
Binjakët
Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të ndiheni më mirë dhe më të fortë në raport me të kaluarën, edhe pse më e mira do ende kohë që të vijë. Vetëm fundi i muajit nëntor do ti kthejë gjërat në favorin tuaj.
Gaforrja
Keni nevojë për të qenë më të qetë dhe më të relaksuar si dhe për të gjetur diçka që ju bën të ndiheni mirë. Nëse në dashuri jeni përballur me keqkuptime, mundohuni që të gjeni zgjidhjen sa më parë.
Luani
Kjo e premte rrezikon që të jetë e mbushur me polemika nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Mundohuni që të mos bini pre e provokimeve. Kjo gjë vlen sidomos në familje, nëse keni një raport konfliktual me dikë.
Virgjëresha
Ju pret një ditë pozitive, ku gjatë saj do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Nëse keni pasur diskutime, me gjasë do të sqaroheni duke rigjetur qetësinë.
Peshorja
E premtja do të jetë mjaft pozitive dhe paralajmëron një periudhë në të cilën gjërat do të jenë në favorin tuaj. Bëni mirë që të viheni në lëvizje dhe kënaqësitë nuk do të mungojnë.
Akrepi
Gjatë kësaj fundjave mund të organizoheni, të bëni projekte dhe të mendoni për të ardhmen. Gjëja më e rëndësishme është që të mos mendoni më për të kaluarën.
Shigjetari
Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju japë dorë, qoftë nëse jeni vetëm, edhe nëse jeni çift. E rëndësishme është që të mos mbylleni brenda vetes.
Bricjapi
Mundohuni që ta shfrytëzoni në maksimum këtë të premte, pasi mund të rezultojë vërtetë mahnitëse. Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të favorizojë dashurinë, ndaj mundohuni që të përfitoni.
Ujori
Jeni mjaft të favorizuar në dashuri, pas një periudhe të gjatë me kriza dhe tensione. Tashmë do mund të zgjidhni problemet sentimentale dhe të afroheni me dikë nëse keni patur një largim.
Peshqit
Gjatë kësaj periudhe ndiheni disi konfuz në dashuri dhe shumë kërkues në familje dhe në punë. Duhet të mundoheni që të gjeni një ekuilibër.