Dashi
Kjo ditë mund të jetë mjaft intriguese, por duhet të jeni të kujdesshëm nëse keni dyshime lidhur me raportin në çift. Nëse keni një aktivitet tuajin duhet të përkushtoheni në maksimum, pasi gjërat do të përmirësohen me kalimin e javëve.
Demi
Hëna do të jetë në anën tuaj ndaj përfitoni për të qëndruar më pranë njeriut të zemrës. Ndonjë moment nervozizmi mund të lindë për shkak të problemeve ekonomike ose nga frika dhe pasiguritë lidhur me punën. Ndoshta keni më shumë shpenzime se të ardhura.
Binjakët
E shtuna do të jetë e mbushur me nervozizëm sa i takon jetës sentimentale. Do të ndiheni të lënë mënjanë dhe të përfshirë nga nervozizmi. Në punë, janë mjaft të favorizuar nëse keni një aktivitet tuajin.
Gaforrja
Kjo ditë është ideale për aventurat, ku mund të keni takime pasionante. Në punë në këto ditë, do të merrni propozime mjaft interesante, të cilat duhet ti vlerësoni mirë. Bëni kujdes sa i takon investimeve dhe gufimeve në investime apo shpenzime.
Luani
Ju pret një e shtunë pozitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës në shenjën tuaj. Në dashuri, nëse ju duhet të merrni një vendim, mos u ktheni pas. Në punë, mund të ketë zhvillime të reja me afrimin e fundit të muajit.
Virgjëresha
Nis për ju një periudhë përmirësimi në dashuri, pas një faze mjaft të ngjeshur. Do të ndiheni të gjallë dhe plotë energji, shkruan noa.al. Në punë duhet të jeni më të përkushtuar dhe do të përballoni me sukses sfidat e reja.
Peshorja
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ndërsa në dashuri ka emocione të cilat duhen përjetuar qetësisht, duke lënë pas tensionet e së kaluarës.
Sa i takon punës, në këtë moment e keni të vështirë që të merrni vendime.
Akrepi
Ata që janë çift, i pret një ditë e mbushur me emocione, ndërsa ata që janë vetëm, duhet të shohin mirë përreth, pasi mund të ketë takime interesante. Lidhur me sferën profesionale, nëse ka probleme që kërkojnë zgjidhje, yjet do ju ndihmojnë.
Shigjetari
Ju pret një periudhë e mbushur me forcë dhe energji, gjatë së cilës mund të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Kjo situatë është e vlefshme, edhe sa i takon sferës profesionale.
Bricjapi
E shtuna do të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me energji, ndaj përfitoni për të organizuar diçka me partnerin/en. Në familje duhet të bëni qartësi. Në punë duhen ndryshime, ndaj duhet të rishikoni disa gjëra.
Ujori
Pasioni do të dominojë gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të rrini larg njerëzve negativ, apo që nuk kanë asgjë për t’iu dhënë. Shoqërohuni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Në punë, duhet të përkushtoheni maksimalisht, për të marrë rezultatet e shpresuara.
Peshqit
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Kjo është një ditë mjaft pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura në sferën sentimentale. Ndërsa në punë, do mund të kaloni probleme nga e kaluara.