Dashi
Me Mërkurin dhe Venusin në favorin tuaj, dashuria do të jetë më e thjeshtë. Do të nisë një përmirësim i ndjeshëm. Do kuptoni mirë se kush ju do vërtet.
Demi
Marsi dhe Mërkuri do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke ju dhënë energji. Do të keni shumë dëshirë për të vepruar.
Binjakët
Dashuria do të ecë mjaft mirë në këtë periudhë, sa që do të keni mundësi që të bëni takime interesante. Duhet të besoni më shumë në aftësitë tuaja.
Gaforrja
Kjo është një periudhë ideale për dashurinë, ndaj organizoni diçka për ta kaluar kohën me njeriun që doni.
Luani
Në dashuri, ndoshta jeni duke kërkuar diçka më shumë dhe kjo gjë mund të krijojë biseda. Pranoni atë që thotë partneri.
Virgjëresha
Duhet të mundoheni që të ruani qetësinë dhe të mos debatoni. Sot në dashuri bëni mirë që të flisni më qartë, për t’ju kuptuar partneri.
Peshorja
Lërini pas shpine problemet e vjetra, pasi kjo është një ditë pozitive për ndjenjat. Do të ndiheni të frymëzuar për gjërat që doni të bëni.
Akrepi
Në dashuri duhet të kuptoni partnerin në ato që thotë. Puna do të ecë mjaft mirë, edhe pse do të tregoheni të durueshëm.
Shigjetari
Duhet të largoheni nga njerëzit negativ dhe të përpiqeni që të shmangni debatet. Keni nevojë për njerëz me humor.
Bricjapi
Ky është një moment i duhur dhe gjithçka do shkojë mirë sa i takon ndjenjave. Shikoni drejt së ardhmes në mënyrë më pozitive.
Ujori
Hëna dhe Venusi janë mjaft të favorshëm sa i takon ndjenjave. Në këtë periudhë takimet janë mjaft të rëndësishme.
Peshqit
Në dashuri duhet të reflektoni. Problemet që do të shfaqen në këtë periudhë janë disa, por do arrini që të gjeni një zgjidhje për gjithçka.