Dashi
Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe në raportin në çift.
Demi
Kjo e martë do të jetë e lodhshme, ku ju do të jeni shumë të stresuar për shkak të gjërave të shumta që keni për të bërë. Shumë ndryshime do të vihen në jetë, gjë që do të rregullojë mjaft gjëra.
Binjakët
Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të flisni dhe të sqaroheni, pasi në vijim tensionet do të vijnë duke u shtuar sidomos në raportin në çift.
Gaforrja
E marta parashikon një rikuperim të ndjeshëm lidhur me një histori dashurie, pasi yjet do të jenë në anën tuaj.
Luani
Do të ndiheni të lodhur dhe aspak nën humor dhe për këtë arsye mund të ketë diskutime. Jeni izoluar disi, njëlloj sikur të ishit kundër të gjithëve.
Virgjëresha
Ju pret një ditë interesante, të cilën duhet ta shfrytëzoni plotësisht, pasi ditët në vijim do të sjellin lodhje me vete.
Peshorja
Mund të keni fitime të papritura, ose puna mund t’iu dhurojë më shumë kënaqësi. Në këtë fillim muaji çështjet ekonomike janë mjaft të favorshme.
Akrepi
Gjatë kësaj dite bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm, nëse duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj. Intuita do ju vijë shumë në ndihmë.
Shigjetari
Kjo e martë do të bëjë që lodhja të ndihet gjithnjë e më shumë. Bëni durim edhe disa ditë, pasi fundjava do të sjellë rikuperim.
Bricjapi
Yjet janë në anën tuaj, mundohuni që të përfitoni për të zgjidhur çështje të natyrës ekonomike apo praktike.
Ujori
Yjet ju këshillojnë që t’iu kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave. Dashuria, nëse keni personin e duhur pranë, mund të çojë drejt projekteve jetësore.
Peshqit
Kjo e martë do të jetë tejet pozitive ku situatat do të vijnë gjithnjë duke u përmirësuar. Në dy ditët në vijim ndikimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do të sjellë zgjidhje të mira.