DASHI
Gjatë ditës së sotme duhet të merrni një vendim të rëndësishëm për punën tuaj. Në aspektin afektiv duhet të evitoni së qëni së nxituari e të prisni kohën më të mirë për tu përballuar me partnerin tuaj.
DEMI
Gjatë ditës së sotme një diskutim me një person të dashur mund t’ju bëjë disi nervozë. Kujdes!. Në ambientin e punës përpiquni të jeni të saktë nëse dëshironi të keni rezultat.
BINJAKET
Sot do të jeni paksa nervozë duke tentuar t’u impononi edhe personave që ju rrethojnë dëshirat tuaja. Kini kujdes pasi kjo mund t’ju shkaktojë problem në punë.
GAFORRJA
Gjatë ditës së sotme do të jenë për ju mundësi mjaft të mira për të fituar, por njëkohësisht duhet të keni kujdes edhe nga shpenzimet e papritura.
LUANI
Ndikimet planetare gjatë ditës së sotme do ju krijojne iluzione sot ndaj përpiquni të jeni të vëmendshëm sidomos në ambinetin e punës. Në aspektin afektiv nuk keni asgjë për të humbur.
VIRGJERESHA
Do të debatoni ashpër sot me një koleg i cili do jua prishë humorin, por yjet ju këshillojnë të ruani qetësinë. Në aspektin afektiv duhet të përpiqeni shumë për të bindur partnerin në një iniciativë tuajën.
PESHORJA
Do të jetë një ditë mjaft e mirë sidomos për të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune. Në aspektin afektiv do të jetoni një periudhë mjaft premtuese për të ardhmen tuaj. Një këshillë: përfitoni nga momenti.
AKREPI
Gjatë ditës së sotme nuk do të ndjeheni të gatshëm për të komunikuar me të tjerët e do të izoloheni për të evitaur tensionet sidomos në ambinetin e punës. Në aspektin afektiv nëse i ndani së bashku me partnerin ato çka mendoni gjithçka do të shkojë mirë.
SHIGJETARI
Do ju ngarkohen detyra të reja në vendin e punës duke qenë mjaft të impenjuar për shumë kohë. Në aspektin afektiv nëse dëshironi të keni ato çka dëshironi duhet të tregoheni të duruar.
BRICJAPI
Yjet gjatë ditës së sotme ju këshillojnë të vlerësoni mirë gjithçka e të jeni të kujdesshëm sidmos nëse po jetoni një aventuarë. Në ambinetin e punës përpara se të merrni vendime qartësoni mirë idetë tuaja.
UJORI
Gjatë ditës së sotme ndikimet yjore do ju bëjnë të jeni mjaft karizmatik duke i bindur të tjerët t’ju ndjekin në rrugën tuaj profesionale. Në aspektin afektiv do të jeni të përkëdhelurit e fatit për sot.
PESHQIT
Një ëndërr e juaj nuk mund të realizohet këtë periudhë por nuk duhet të shqetësoheni. Në ambinetin e punës gjithçka do të jetë në favorin tuaj sidomos nëse do të mbeteni të përqendruar në detyrat që do ju japin.