DASHI
Në qiellin tuaj do ketë mjaft turbullira sot. Duhet thënë se shija e frutit të ndaluar do iu tërheqë mjaft dhe ju do tentoni. Edhe pse do keni një dëshirë shumë të madhe për të shpenzuar pa limit financat do jenë të mira falë ndihmës së Plutonit.
DEMI
Nëse keni një lidhje do iu jepet mundësia ta thelloni marrëdhënien tuaj. Flisni pa ndrojtje për gjithçka sepse partneri do iu kuptojë. Me Jupiterin që do influencojë financat tuaja do keni shumë fat dhe do mund të ekuilibroni buxhetin.
BINJAKET
Marrëdhënia juaj me partnerin do e humbë paksa intensitetin gjatë kësaj dite, por kjo nuk do të thotë që pasioni do shuhet fare. Do blini shumë gjëra gjatë kësaj dite, por vetëm pasi t’i keni prishur të gjitha lekët do e kuptoni gjendjen ku keni arritur.
GAFORRJA
Sot do e kuptoni më mirë se marrëdhënia me partnerin nuk është në shkallën që ju e prisnit. Ekuilibri financiar do jetë i mirë. Për pjesën më të madhe do ketë edhe ndonjë shtim të tyre.
LUANI
Ka shumë mundësi që Mërkuri të provokojë ngjarje të tilla të cilat mund të përmirësojnë jetën tuaj në çift. Për sa iu përket financave do jeni të vendosur të rrisni ato. Nuk do e keni problem të ulni edhe shpenzimet.
VIRGJERESHA
Shmangni çdo përballje me partnerin tuaj për një temë delikate sepse atmosfera mund të elektrizohet dhe do e keni të vështirë të gjeni qetësinë. Me financat do i keni punët mirë sepse do jetë Dielli ai që do e mbrojë ekuilibrin.
PESHORJA
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni shumë të gatshëm që t’ia plotësoni të gjitha dëshirat atij që keni në krah. Urani do jetë planeti më i favorshëm në planin financiar.
AKREPI
Edhe pse nuk do jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite përsëri do mundoheni të mos ia prishni qejfin partnerit tuaj. Mos ia lejoni vetes pamaturinë me financat sepse do humbni.
SHIGJETARI
Klima për çiftet do jetë mjaft romaneske dhe mjaft e favorshme për çmendurira dhe thurje ëndrrash. Urani dhe Neptuni do iu prishin punë në planin financiar. Bëni kujdes me shpenzimet e tepruara sepse buxheti do vijë duke u ulur.
BRICJAPI
Nën influencën e Venusit do i rregulloni të gjitha mosmarrëveshjet që kishin pushtuar jetën tuaj në çift. Disa probleme financiare ka rrezik t’iu tronditin mjaft. Merrni masa dhe mos shpenzoni më shumë sesa duhet.
UJORI
Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mrekullueshme gjatë kësaj dite. Ka mundësi të takoni pasionin dhe do jeni entuziast për ta vazhduar sa më tej lidhjen. Situata financiare do jetë e ekuilibruar dhe gjithçka do shkojë më së miri.
PESHQIT
Falë mjedisit yjor çdo gjë do përmirësohet sot në jetën në çift. Nuk do e keni shumë të lehtë të ruani ekuilibrin në planin financiar por ju duhet të mundoheni njëherë.