DASHI
Hëna në disharmoni me planetët jua bën gjërat të vështira. Më mirë mos pretendoni shumë e tregohuni të kujdesshëm në fjalë e shpenzime.
DEMI
Në punë mund të filloni të veproni me vendosmëri duke i kaluar pengesat pa vështirësi. Në dashuri nuk do ta keni gjithmonë të lehtë për të shkuar dakord me partnerin, por gjithsesi mirëkuptimi nuk do të mungojë.
BINJAKET
Hëna do ju shkaktojë mjaft shqetësime. Do të ndikoheni nga kujtimet e të kaluarës e tani do të keni përsëri frikë se mos ju përsëriten. Lërini mënjanë kujtimet e preokupohuni me problemet reale në punë dhe në familje.
GAFORRJA
Racionaliteti juaj sot do të lërë për të dëshiruar. Mos refuzoni një ftesë për në mbrëmje. Flisni e do të keni mundësinë të rikuperoni çdo mëri nga e kaluara e të rifilloni nga e para.
LUANI
Të paktën për sot lëreni mënjanë krenarinë e vlerësoni punën në grup. Vetëm me ndihmën e kolegëve ekspertë do të arrini të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme.
VIRGJERESHA
Do të dini të veproni me kurajë duke pranuar sfidat që do ju paraqiten. Kështu do ti tregoni të gjithëve se dini të jeni triumfues kur merrni përsipër diçka.
PESHORJA
Yjet janë të gatshëm t’ju ndihmojnë, por me paktin që dhe ju të jepni maksimumin tuaj, Mjafton pak kurajë dhe pak besim në vetvete për të arritur objektivat e fiksuara tashmë.
AKREPI
Programoni gjërat sa më thjeshtë në mënyrë që një e papritur mund të prishë gjithë planet tuaja. Përsa i përket partnerit tregojini hapur ndjenjat tuaja e mbështeteni në punën e tij.
SHIGJETARI
Mërkuri dhe Venusi nuk ju favorizojnë. Do të ndiheni të bllokuar dhe me mjaft të tensionuar. Edhe pse do të tentoni të ruani qetësinë, zënkat do të jenë pjesë e ditës së sotme.
BRICJAPI
Jeni pak si shumë të influencuar nga ata që ju rrethojnë e nuk do të arrini të vazhdoni të qetë përpara. Mundohuni të bëni një analizë të vetvetes për të kuptuar se çfarë dëshironi të bëni realisht.
UJORI
Sot mos kini frikë të merrni vendime pasi gjithë yjet janë në anën tuaj. Do të kini aftësinë të bindni të tjerët për idetë tuaja duke i realizuar ato.
PESHQIT
Sot duhet të kini mjaft kujdes, në mënyrë se si i thoni gjërat. Kush ju rrethon mund të keqkuptohet duke ju krijuar keqkuptime të kota që do ta keni të vështirë ti sqaroni.