DASHI
Fundjava do ju ofrojë mundësinë për të bërë njohje të reja e për të sqaruar disa keqkuptime që kini pasur me një familjarin tuaj. Në ambientin afektiv duhet të luftoni për të marrë ato çka dëshironi nga partneri juaj.
DEMI
Gjithçka këtë fundjavë do të rezultojë e thjeshtë, në sytë tuaj. Në aspektin personal do të ndjeheni të kënaqur e plot iniciativë, ndërsa në atë afektiv do të tregoheni më të afrueshëm se zakonisht me partnerin tuaj.
BINJAKET
Ndonjëherë të heqësh dorë nuk do të thotë të humbasësh. Duhet të prisni kohë më të mira për të realizuar sa më mirë objektivat tuaja. Do të keni përshtypjen se partneri juaj do të bëjë zgjedhje në mënyrë egoiste.
GAFORRJA
Këtë fundjavë do të keni mundësi të bëni pak jetë mondane. Në kohën e lirë do ti përkushtoheni eksperiencave të reja , duke lënë mënjanë rutinën e zakonshme.
LUANI
Do të kini një kthjelltësi mendore e mjaft intuitë ditën e sotme. Në aspektin privat do të jeni në formë të shkëlqyer e do të jeni plot ide. Në aspektin afektiv do ju duhet të shtyni për më vonë një projekt që e kishit parashikuar.
VIRGJERESHA
Do të pendoheni sot për një sjellje të pahijshme ndaj partnerit tuaj. Kjo do ju shkaktojë një gjendje emocionale jo fort të qëndrueshme. Pavarësisht kësaj, dita do të kalojë qetë.
PESHORJA
Do të keni një formë mjaft të mirë fizike duke ia dedikuar këtë fazë dëshirave dhe hobeve tuaja të preferuar. Në ambientin e punës do të keni mundësi të merrni disa ditë pushim.
AKREPI
Kjo fazë rezulton të jetë shumë impenjative e do të kini nevojë për të koordinuar idetë. Në aspektin afektiv duhet të evitoni së kontensuari partnerin e mos i thoni hapur gjërat që mendoni.
SHIGJETARI
Do të kaloni një ditë të këndshme duke larguar kështu melankolinë. Në ambientin e punës do ju propozohet një detyrë më e rëndësishme, duke marrë përsipër mjaft përgjegjësi.
BRICJAPI
Këtë fundjavë duhet të evitoni të merreni me thashetheme , pasi mënyra e të përcjellurit mund të jetë jo shumë korrekte. Në aspektin afektiv do të keni mundësi për të bërë njohje të reja duke jetuar momente të gëzueshme.
UJORI
Do të hyni në kontakt me persona të tjerë e kjo do ta bëjë harmonike fundjavën, duke iu dedikuar personave tuaj të dashur. Në aspektin privat do ju duhet të programoni impenjimet nëse nuk dëshironi të gjendeni të mbingarkuar.
PESHQIT
Do të dilni nga një fazë kritike e më në fund mund të jetoni momente të paharrueshme gjatë kësaj fundjave. Në aspektin afektiv humori juaj do të vlerësohet nga ana e partnerit.