DASHI
Besojini njeriut që dashuroni. Fati do ju ndihmojë të rrisni bizneset dhe interesat tuaja, mjafton të mos piketoni gjëra që kanë shumë pak rëndësi.
DEMI
Evitoni dëshirën për të zotëruar me çdo kusht gjithçka, sepse do të përkeqësoni situatën me personat që ju rrethojnë. Inteligjenca do t’ju ndihmojë që të gjeni fjalët e duhura për të përmirësuar marrëdhënien me partnerin.
BINJAKET
Janë duke arritur ide të mira për të rinovuar aktivitetin tuaj, prandaj është e kotë të rrini pas gjërave që tashmë jua kanë dhënë atë që mundnin. Evitoni skenat e xhelozisë, sepse nuk ju beson më askush.
GAFORRJA
Nuk do të mund të kontrolloni emocionet, qofshin këto dëshirë për të qarë apo qeshur. Një lajm i lumtur në dashuri do ju gjejë të papërgatitur, prandaj merrni kohë për tu ambientuar me idenë.
LUANI
Kujdes nga keqkuptimet në mbrëmje, që mund të riaktivizojnë pasiguritë tuaja të vjetra. Kërkoni me besim mbështetjen e partnerit, i cili do të dijë t’ju ngushëllojë. Mos reagoni ashpër sepse dhe ai mund të shfaqë nota nervozizmi.
VIRGJËRESHA
Do të jetë një periudhë plot dyshime por që me qetësi dhe durim mund të zgjidhen. Personat që janë rreth jush nuk do ta kenë të lehtë t’ju mbajnë afër, pasi do të jeni të papërmbajtshëm si në të mirë edhe në të keq.
PESHORJA
Edhe pse jeni treguar të zotë në punën tuaj, duhet të frenoni dëshirën për të pasur kontakte të menjëhershme dhe të rëndësishme në biznes. Do ta kaloni ditën në mënyrën më të mirë duke shijuar edhe gjërat më të vogla deri në fund.
AKREPI
Do ju duhet gjithë mëngjesi për të kapur ritmin e ditës, e cila padyshim do të jetë shumë e ngarkuar në punë. Për të gjithë ju që keni ulje –ngritje në raportin tuaj afektiv ndoshta ka ardhur momente të rishikoni pozicionin tuaj.
SHIGJETARI
Bëni mirë të përqendroheni mbi punën tuaj e karrierën, duke përfituar nga një moment për të rivendosur pozicionin tuaj. Shtyjini për më vonë sqarimet dhe diskutimet afektive, sepse popullariteti në ambientet e punës është duke u rritur.
BRICJAPI
Pas një pushimi, sot do të përballeni me të gjithë argumentet që i keni shtyrë prej disa ditësh. Qetësia dhe pasioni sot për ju do të gjendet brenda mureve të shtëpisë.
UJORI
Shtyni një takim apo një telefonatë, dhe merrini gjërat me qetësi sepse kështu nuk do të ankoheni se gjërat nuk ju ecin për së mbari. Pendimet në momentin e fundit nuk do të jenë të favorshme për pozicionin tuaj.
PESHQIT
Do të keni mundësi shumë të mëdha për të bindur partnerin mbi sinqeritetin e qëllimeve tuaja, por do të jeni si gjithmonë konfuzë dhe ngatërrues të mëdhenj.