DASHI
Në punë, do të largoni personat që nuk ju interesojnë ti keni pranë. Në dashuri, do të filloni një lidhje, që mendohet të jetë më serioze dhe ndoshta vendimtare.
DEMI
Në punë, do të kërkoni ndihmë tek një person, që ka ndikim shumë tek ju. ai do t’ju shpëtojë nga një situatë e vështirë. Në dashuri, do të dalloheni sot, për mënyrën e të shprehurit ëmbël në thënien e gjërave.
BINJAKET
Kjo ditë, rezulton të jetë favorizuese, në fushën profesionale. Në dashuri, duhet të keni më shumë kujdes në çdo veprim që bëni me partnerin.
GAFORRJA
Sot, do ti kushtoni më shumë rëndësi lukut tuaj, pamja juaj e jashtme do të jetë më tërheqëse. Në punë, do t’ju duhet të mbani distancë me një person, që vetëm ju ka prishur punë. Në dashuri, keni dëshirë të bëni një udhëtim dhe për këtë di t’ju shoqërojë partneri me shumë kënaqësi.
LUANI
Duhet të largoheni nga personat që mendoni se kanë influencë negative tek ju, dhe të mbështeteni më shumë tek personat tuaj të besuar! Në punë, do të dini si ta kaloni një situatë pak të vështirë.
VIRGJERESHA
Në punë, do keni uljet dhe ngritjet e duhura në profesionin tuaj. Në dashuri, do të keni mundësinë të programoni një event për të qenë më afër partnerit.
PESHORJA
Në punë, duhet të keni më shumë kujdes me komunikimin. Në dashuri, keni një problem të vogël që shfaqet nga e kaluara, dhe për këtë duhet të dëgjoni më shumë këshillat e personit tuaj të dashur.
AKREPI
Në punë, do të jeni pak të stresuar, nga një rezultat që sapo keni marrë. Në dashuri, duhet të merrni ju të parët iniciativën!
SHIGJETARI
Në punë, do të merrni një propozim interesant, të cilin do ta pranoni më shumë dëshirë. Në dashuri, do të keni një njohje të re.
BRICJAPI
Në dashuri, do të kaloni një mbrëmje të këndshme dhe romantike, të propozuar nga i dashuri juaj. Në punë, jeni në pritje të një përgjigje, që është në favorin tuaj.
UJORI
Në punë, do të përballeni me një situatë jo fort të këndshme, me një kolegun tuaj, në lidhje me një kontratë. Në aspektin afektiv, do të organizoni një udhëtim të këndshëm nën shoqërinë e miqve tuaj.
PESHQIT
Në punë, do të gjeni instrumentet e duhura, do të bindni edhe të tjerët për këtë. Në dashuri, keni dëshirë ta kaloni mbrëmjen jashtë nën shoqërinë e personave të dashur për ju.