Dashi
Urani do ju bëjë shumë të paduruar gjatë kësaj dite në të gjitha fushat. Nëse keni një lidhje debatet në disa momente do jenë të pashmangshme, megjithatë probleme serioze e me pasoja nuk do ketë. Tregohuni më të qetë dhe mos u nxitoni. Ju beqarët do mendoni se lidhja është si fushë me lule dhe do pranoni të dilni me cilindo që do ju ftojë, Ky do jetë një gabim nga i cili di nxirrni mësime. Në planin profesional për fat të mirë do rizgjidhet ambicia dhe do jeni më guximtarë se më parë. Për shkak të disa shpenzimeve të domosdoshme e të papritura gjendja e financave do pësojë tronditje.
Demi
Një ide gjeniale mund t’iu lindë sot dhe mund të ndryshojë gjithçka në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do ndiheni shumë më mirë se dje. Partneri do tregohet tolerant dhe do mundohet t’iu bëjë të ndiheni sa më rehat në praninë e tij. Ju beqarët as që do e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do ndiheni të plotësuar edhe ashtu si jeni. Në punë do i merrni gjërat me shumë qetësi dhe pak nga pak keni për të arritur atje ku keni dashur përherë. Ekonomistët do jene më të privilegjuar se të tjerët. Falë buxhetit të mirë tashmë mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.
Binjakët
Do kërkoni gjëra të pamundura sot dhe do mërziteni kur të tjerët të mos ua plotësojnë dëshirat. Mësohuni ta frenoni disi veten. Nëse keni një lidhje perspektivat janë të mira. Nëse dini si të silleni me atë që keni në krah mund të merrni çdo gjë që dëshironi. Shfrytëzoni rastin sepse partneri do jetë në humor të mirë. Ju beqarët ka rrezik të bëni gabime duke kërkuar me ngulm fillimin e një lidhjeje. Në punë mos e humbni besimin tek vetja dhe mos e mbani shpresën tek ndihmë e kolegëve. Përveçse nuk do e gjeni mundet edhe të lëndoheni. Gjendja e financave ka për të qenë e mirë, por do ju duhet të paguani sa më parë disa fatura.
Gaforrja
Fati do jetë me ju gjatë kësaj dite. Të gjithë do ju inkurajojnë për gjithçka dhe do merrni vlerësime pafund. Nëse keni një lidhje, partneri do dijë si t’iu majë në pëllëmbë të dorës dhe do ndieni gazim pafund në shpirt. Ju beqaret me në fund do e dini çfarë strategji joshjeje të përdorni dhe ka mundësi të afroni personin që pëlqeni prej kohësh. Në punë mos veproni sipas mendjes tuaj, por dëgjoni përherë çfarë do ju thonë shefat. Kur të flisni me ta bëni kujdes edhe me fjalët dhe tonin e zërit. në planin financiar duhet të jeni të kujdesshëm mos ju pushtojë dëshira për shpenzime të pallogaritura.
Luani
Dielli do iu japë ide praktike sot për të arritur ato që dëshironi. Do iu jepni edhe mbështetje personave që iu rrethojnë. Nëse keni një lidhje do jeni me humor më të mirë dhe do e shihni me sy tjetër partnerin. Ndryshe nga disa ditë më parë ai do ju duket më tërheqës dhe më i mirë në çdo aspekt. Ju beqarët duhet t’i përshpejtoni pak gjërat nëse ju ka pëlqyer dikush sepse në të kundërt dikush tjetër do tregohet më i shkathët. Në punë të gjithë kolegët do kenë besim tek ju dhe do ju zgjedhin si drejtues të një projekti. Në planin financiar do jeni shumë të logjikshëm dhe nuk do bëni gabime.
Virgjëresha
Mos kërkoni shumë nga të tjerët sot nëse vetë nuk jepni asgjë sepse vetëm sa do krijoni situata problematike. Nëse keni një lidhje gjeni pak kohë dhe qëndroni me atë që keni në krah në mënyrë që marrëdhënia mes jush të mos ftohet edhe më shumë. Ju beqarët më në fund do zbuloni sesa e bukur duket bota kur gjen dikë për të cilin të rreh zemra fort. Në punë do i keni gjërat më të lehta sepse deri me sot keni ditur të ndërtonin terrenin e përshtatshëm. të gjithë do ju përgëzojnë, mëndje edhe kolegët ziliqarë. Në planin financiar ka ardhur koha të merrni masa më strikte që gjendja mos ketë probleme.
Peshorja
Mërkuri dhe Venusi do ju ndihmojnë të jeni shumë të logjikshëm, më të sinqertë dhe më prezentë sot. Nëse keni një lidhje do mundoheni t’i shuani divergjencat që keni pasur dhe mund të pranoni edhe disa gabime që në fakt nuk i keni bërë. Ndonjëherë, për të mirën e marrëdhënies duhen bërë dhe gjëra të tilla kështu që do jetë vendimi i duhur. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë për të hedhur hapat e rëndësishme sot. Buzëqeshja do mbizotërojë dhe sytë do marrin shkëlqim magjepsës. Për punën do jetë një ditë e shkëlqyer. Shefat do ju sugjerojnë një pozicion shumë të rëndësishëm që në fakt as nuk e kishit imagjinuar. Në planin financiar intuita nuk do ju lërë të gaboni.
Akrepi
Sot do jeni shumë të vendosur për të arritur gjithçka që dëshironi dhe asgjë nuk do ju duket e pakalueshme. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni ditur të silleni si duhet me partnerin, sot do ketë vetëm çaste të ngrohta dhe romantike. Nëse nga ana tjetër jeni ende beqarë, yjet do ju surprizojnë me disa takime fantastike. Ju mund të ndryshoni statusin pa e kuptuar. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe do i arrini një e nga një që të gjitha objektivat. Në planin financiar mund te jetë vështirësi, por nuk duhet ta lëshoni veten.
Shigjetari
Kjo ditë nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe shqetësime më të mëdha do iu japë sektori i financave. Nëse keni një lidhje, shijojeni çdo moment të qetë dhe pa debate sepse jo gjithmonë ka për të qenë kështu. Pasdite ka rrezik që tensioni të shtohet. Nëse jeni beqarë, nuk do ndieni lodhje dhe nuk do ndaleni së kërkuari në çdo cep dashurinë e madhe. Ka rrezik të mos jeni me shumë fat sot. Në punë mund të ketë surpriza të pakëndshme. Mundet t’iu pushojnë, por edhe mund të largoheni vetë për një arsye madhore. Financat nëse nuk i lini në dorën e specialistëve do përkeqësohen pambarimisht.
Bricjapi
Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here do gjendeni në situata të paqarta. Nëse keni një lidhje mëngjesi do jete paska i ftohtë, ndërkohë që pasdite dhe në darkë do kaloni momente të paharrueshme dhe të zjarrta. Më në fund mund të bini edhe në kompromis për një çështje delikate. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni më të duruar sepse sot nuk është koha për të gjetur dashurinë e madhe. Në punë do keni ide të mrekullueshme sesi të zgjidhni problemet dhe të hidhni hapa më tej. Në planin financiar do i zgjidhni shpejt vështirësitë dhe do merrni frymë lirisht.
Ujori
Ka rrezik që sot goja të flasë para mendjes dhe mund t’i lëndoni personat që do ju ndodhen pranë. Nëse keni një lidhje do keni ide tërësisht ndryshe nga personi në krah dhe kjo mund të nxitë debate të forta. Nëse nuk bini dakord ndryshoni temë dhe mos kërkoni me inat t’i mbushni mendjen tjetrit. Ju beqarëve do ju mungojë besimi tek vetja dhe as që do tentoni të joshni dikë. Në punë do ketë ndryshime, por për fat të keq jo në drejtimin që ju keni dashur. Nëse punoni në kompani private mundet edhe t’iu ndërlikohen gjërat. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë kështu që shihni mirë çmimet kudo para se të blini diçka.
Peshqit
Sot do e lini mënjanë kokëfortësinë dhe inatin dhe do jeni shumë më të butë. Kjo sjellje do e përmirësojë marrëdhënien me të gjithë. Nëse keni një lidhje, gjërat mes jush dhe partnerin do përmirësohen tej mase. Do afroheni më shumë dhe në mbrëmje do mendoni të dyja palët të bëni gjëra të veçanta. Ju beqarët do ja hapni zemrën personin që ka kohë që iu josh dhe do filloni të ndieni diçka shumë të bukur. Në punë gjërat do ecin për mrekulli. Nëse jeni në kërkim të një posti shihni njoftimet në mbrëmje sepse do e gjeni atë që keni ëndërruar. Paratë do mbeten në gjendje të mirë falë përkujdesit të treguar së fundmi.