DASHI
Sikur nuk keni dëshirë të merreni me çështje të komplikuara. Do të ndiqni ritmin e zakonshëm duke vepruar me korrektësi për çdo problem.
DEMI
Do t’ju thoni të tjerëve atë që dëshirojnë të dëgjojnë, duke fshehur realitetin në të cilin ndodheni. Yjet ju këshillojnë të flisni hapur me partnerin, për problemet që ju shqetësojnë.
BINJAKET
Mund të motivoni sigurinë tuaj nëse do mbështeteni tek personat e duhur. Po kërkoni një pikë të sigurt ku të mund të shpreheni lirshëm,e të ndjeheni të qetë.
GAFORRJA
Energjitë tuaja po shtohen dita ditës dhe jo të gjithë kanë mundësi të ecin me hapat tuaj. Jini të kuptueshëm me ata që do të heqin dorë nga planet që kishit bërë së bashku.
LUANI
Kini kujdes të mos tregoheni shumë arrogant në një bisedë që do të keni me partnerin. Këtë periudhë mund të ndodhin shumë gjëra në jetën tuaj, por përpiquni të ruani qetësinë.
VIRGJËRESHA
Sot do të jeni të shpejtë në marrjen e vendimeve , fantazistë në sensin praktik. Do të bëni një hap përpara me partnerin tuaj duke arritur prej tij sjelljen që kërkonit prej kohësh. Mbrëmja do të jetë e qetë.
PESHORJA
Yjet do t’ju favorizojnë shumë sot në jetën afektive por kini kujdes mos nguroni në momentin e fundit dhe prishni të gjitha planet. Yjet ju këshillojnë të prisni edhe pak sepse nuk jeni gati për një lidhje të re.
AKREPI
Do ta filloni ditën me entuziazëm dhe të bindur për punën tuaj. E gjithë kjo energji ju lejon të përballoni të gjitha impenjimet e sotme. Mirëkuptimi me partnerin lë shumë për të dëshiruar.
SHIGJETARI
Do të keni dëshirë të madhe sot për projekte të reja. Përballë një akuze të pa drejtë ndaj mikut tuaj do të dini ta mbroni me gjakftohtësi. Mbrëmja do të jetë e qetë në shoqërinë e miqve.
BRICJAPI
Të gjithë ata që po kërkojnë dashurinë e vërtetë do të bëjnë mirë sot të shikojnë rreth e rrotull. Edhe në jetën profesionale gjithçka shkon shumë mirë. Vetëm miqtë janë ata që nuk ju kuptojnë kohët e fundit.
UJORI
Edhe pse yjet ju mbështesin në jetën profesionale evitoni lodhjet e tepërta shqetësimin e të cilave do ta kuptoni më vonë. Aspekti pozitiv i ditës së sotme është dinamizmi me të cilin do të arrini të lëvizni.
PESHQIT
Një pakënaqësi e rastit do t’ju bëjë të trishtuar, dhe në punë do ta keni të vështirë të përqendroheni gjë që do të zhgënjejë shumë bashkëpunëtorët tuaj. Në mbrëmje një surprizë do t’ju vijë nga një dashuri e shkuar.