DASHI Partneri i biznesit, ose ai romantik do të jetë i mërzitur. Mos pyesni. Shqetësimi yt nuk është i pavlerësuar, por njerëzit kanë dëshirë të flasin atëherë kur ndihen gati. DEMI Sot do keni vështirësi në punë. Ju do të ndiheni të lirshëm nëse i përfundoni në këtë ditë detyrat tuaja. Disa prej tyre mund të mos i bëni dot, kështu që mund t’i realizoni nesër. BINJAKET Intuita mund të luaj një rol kryesor në krijimtarinë tuaj. Ju do doni të përfundoni projektin tuaj, por partneri nuk do e kuptojë pse do punoni jashtë vendit. Ndiqni dëshirat tuaja. GAFORRJA Sot do të keni vizita nga miqtë tuaj. Ndoshta ju keni lëvizur në një shtëpi të re, ose keni bërë ridekorim, dhe këtë gjë doni t’ia tregoni atyre. Ata do të ndihen të impresionuar. LUANI Nëse jeni vetëm, shëtisni në lagje, pasi mund të takoni një person të ri. Nëse jeni çift, planifikoni një udhëtim jashtë vendit. Udhëtimi mund të lidhet pjesërisht me biznesin. VIRGJERESHA Nëse ndjeni tërheqje për dikë që ka lidhje me punën tuaj, romanca me këtë person mund të ketë një të ardhme të shpejt. Mos u habisni nëse kolegu juaj do të shpreh një interes për ju. PESHORJA Sot do të ndiheni energjik. Diçka ju bënë të mendoni se duhet të mblidhni forcat tuaja për të punuar më shumë seç duhet. Ju pa dyshim do të jeni krenar për rezultatet. AKREPI Sot do të keni disa ndjenja të pakëndshme për diçka që doni të bëni, por nuk e dini se çfarë është ajo. Mirë është të qetësoheni për ta kujtuar. Kujtimet mund t’ju vinë dhe më vonë. SHIGJETARI Ju mund të jeni në një aktiviteti të rëndësishëm me miqtë tuaj. Këtu mund të jetë i dashuri juaj. Përdorni aftësitë tuaja, të jeni dëgjues i mirë, kështu do realizoni atë që doni. BRICJAPI Çështjet e karrierës, mund të të detyrojnë në sytë e të tjerëve, vetëm kur zgjedh të punoni vetëm. Kjo mund t’ju sjell përfitime të mira financiare. Ju mund të bëni miq të rinj. UJORI Sot mund të lindi romanca me dikë që ndodhet larg. Kjo mund të jetë një marrëdhënie shumë intensive, e dashur dhe përkrahëse. Për të qenë më të sigurt, njiheni më mirë këtë person. PESHQIT Ju mund të keni një ditë me impenjime përpara dhe nuk mund të përqendroheni. Gjithashtu mund t’ju dalin dhe çështje nga e kaluara. Mendoni gjëra pozitive, pasi kjo do kalojë.