Dashi
Hëna është në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, do ta keni më të lehtë të bëni plane me njeriun e duhur. Në aspektin pune, këtë të hënë priten takime të rëndësishme.
Demi
Marrëdhënie dashurore në kahe të kundërta me Peshoren dhe Shigjetarin. Rimëkëmbje graduale në punë.
Binjakët
Një hënë e favorshme, takime interesante në dashuri. Kini kujdes në raport me kolegët tuaj.
Gaforrja
Dita e hënë 12 nis me disa dyshime në raportin tuaj, dilema që keni për gjysmën tjetër. Ende një hënë disonante në punë, bëni kujdes.
Luani
Nëse ju pëlqen dikush dhe ky pëlqim është i ndërsjellë, përpiquni të bëni gjithçka që është e mundur për të mos humbur rastin. Dëshira për të bërë gjëra në punë, është ripërtërirë.
Virgjëresha
Ditë e favorshme për dashurinë kjo e hënë 12. Jini të vetëdijshëm për angazhimet kur pranoni të përfshiheni në takime biznesi.
Peshorja
Hëna është në kah të kundërt, mund të ketë keqkuptime në dashuri. Me kolegët lërini gjërat t’ju ikin pa u përfshirë në debate.
Akrepi
Në dashuri është një ditë e përshtatshme për të bërë diçka më shumë. Njerëzit e vetëpunësuar do të kenë ide të mira.
Shigjetari
nuk është një periudhë e lehtë për dashurinë, sepse jeni të fokusuar në diçka tjetër. Dita në punë është interesante sepse Hëna është në anën tuaj.
Bricjapi
Ditë e rikuperimit në dashuri kjo e hënë 12. Një çështje biznesi do të zgjidhet vetë.
Ujori
Këtë të hënë dhe nesër (e martë) do të shtini në shenjë në dashuri. Në punë ka ndryshime.
Peshqit
Situata rikuperimi në dashuri, por kujdes në marrëdhëniet e paqëndrueshme. Në punë nuk ju pëlqen një lloj ambienti i caktuar, ndoshta duhet të hidhni mirë sytë përreth.