Dashi: Ditë e vështirë në dashuri kjo e hënë 19, distancohuni nga ata që ju zemërojnë. Projekti i punës me të cilin po punoni prej disa kohësh, mund të jetë i suksesshëm.
Demi: Ditë pozitive në dashuri, mund të bëni takime të reja. Në punë realizoni projektet tuaja me guxim.
Binjakët: Po kërkoni qartësi në marrëdhënien në çift. Nuk ka qenë një periudhë e mirë pune, por mund të keni mundësi të reja. Jini të kujdesshëm.
Gaforrja: Është një fillim javë që ju hap dyert për këndvështrime të reja dashurie, mos e humbisni rastin. Në punë jeni gati për të bërë zgjedhje të rëndësishme.
Luani: Mund të keni takime të reja, mos hezitoni të ecni përpara. Edhe në punë dita e hënë duket premtuese.
Virgjëresha: Jeni të lodhur, por përpiquni të gjeni kohë për dashurinë mes angazhimeve të ndryshme që ju kanë përfshirë. Jeni pak të shqetësuar në planin e biznesit, por mos u shqetësoni, nuk ka asgjë që mos mund të funksionojë.
Peshorja: Pas pak ditësh Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj, mund të përjetoni një lajm të madh në dashuri. Puna nuk ju krijon vështirësi, gjithçka po shkon mirë.
Akrepi: Ditë interesante për takime të reja, qoftë edhe në dashuri. Mos mendoni gjithmonë për punën, relaksohuni duke rendur pas gjysmës tjetër.
Shigjetari: Ndiheni si të kapur në grackë në këtë marrëdhënie, ndoshta jeni hedhur me nxitim në hapa të mëdha. Disa situata pune mund t’ju sjellin veçse kënaqësi.
Bricjapi: Është moment i vështirë për çiftet “historike”. Nga ana tjetër është një moment i mirë për të nisur projekte të reja biznesi.
Ujori: Ditë pozitive si për takime të reja ashtu edhe për të konsoliduar marrëdhënie të qëndrueshme. Në punë, përgatituni të pranoni një kompromis.
Peshqit: Është një e hënë pozitive edhe në dashuri. Në punë priten ca lajme, mos u mërzitni nëse ju kushtojnë mund e djersë, “c’est la vie”.