Dashi
Dashuria për çiftet nuk do shkojë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri-tjetrit sot, por në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të.
Demi
Çiftet sot rrezikojnë të kenë probleme. Nëse vazhdoni të abuzoni me aftësinë tuaj joshëse me të tjerët mund të ketë edhe ndarje për disa.
Binjakët
Hëna do iu nxitë të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj dite. Nuk do keni probleme dhe nuk do shqetësoheni për asgjë.
Gaforrja
Do jetë një ditë shumë e bukur! Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më shumë, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.
Luani
Tek financat do keni pak fat, por ju mund ta humbni edhe atë nëse nuk tregoheni të matur. Mos bëni asnjë transaksion financiar.
Virgjëresha
Mos ndryshoni asgjë në jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jetë shumë e madhe. Është shumë e lehtë të shkatërrosh gjithçka, por për ta rindërtuar është shumë e vështirë.
Peshorja
Do jeni sot përsëri të mërzitur. Megjithatë financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do shpenzoni.
Akrepi
Marrëdhënia juaj me atë që dashuroni do të përmirësohet edhe më tepër. Falë Venusit do tregoheni më të kuptueshëm dhe tolerantë me të.
Shigjetari
Urani do të provokojë një stuhi të lehtë tek çiftet. Do jeni pak më shumë sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe për këtë do e bezdisni me pyetje. Mos e teproni!
Bricjapi
Nëse jeni në një lidhje përfitoni nga lumturia që do iu japë ajo. Mund të ketë edhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël gjatë ditës por do të zgjidhet me mirëkuptim.
Ujori
Dita juaj do jetë plot e përplot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Në planin financiar kënaquni me ato që do iu sjellin planetët.
Peshqit
Marsi do iu ndihmojë me buxhetin tuaj. E vetmja gjë që iu duhet të bëni është të pakësoni sa më shumë shpenzimet gjatë ditës së sotme, sepse mund të keni probleme.