Dashi
Shijoni festën duke ju bërë dhurata surprizë familjarëve tuaj. Ndoshta duhet të ndryshoni pak ritualin e zakonshëm të Krishtlindjeve. Jeni akoma të pakënaqur për një problem që nuk e keni zgjidhur akoma: përpiquni të gjeni një zgjidhje të shpejtë.
Demi
Dita ju sjell propozime të reja të mira dhe energji pozitive, gjë që do ju ndihmojë të shijoni festën më shumë. Keni nevojë për diçka që nuk përputhet në mënyrë të përkryer me stilin tuaj unik: gjeni një zgjidhje!
Binjakët
Atmosferë festive, keni gjithçka që ju duhet për të shijuar ditën me të afërmit tuaj me një frymë pozitive dhe synime të mira. Do keni shumë sukses me pamjen tuaj elegante, edhe pse do jeni në një mjedis pak snob!
Gaforrja
Edhe në familjet më të mira ka momente diskutimi të forta. Mos debatoni shumë: fokusohuni në atë që keni, jo në atë që mungon. Ka ardhur momenti të kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme, mos e lini veten pas dore!
Luani
Krishtlindjet ju ofrojnë një mundësi që partneri t’ju falë disa mungesa nga ana juaj, ndoshta me ndihmën e një dhurate domethënëse. Keni dëshirë për horizonte të reja dhe rikuperimin e një marrëdhënie që po kalon një fazë kritike.
Virgjëresha
Megjithëse është një ditë festive, nuk do e shijoni si duhet atmosferën në të cilën ndodheni. Në plan të parë lidhjet familjare: solidaritet dhe bashkëpunim. Ndonjë vështirësi do ju bëjë të kuptoni pikëpamjet e të tjerëve, por mund të kaloni pengesat duke u bazuar në interesat e përbashkëta.
Peshorja
Presionet e jashtme janë shumë të forta por keni forcën e duhur për t’i dominuar. Reagoni me energji ndaj atyre që tentojnë t’ju ndalojnë. Filloni një rrugë ndërgjegjësimi që do transformojë mënyrën tuaj të perceptimit të botës.
Akrepi
Dashuria ju rezervon surpriza të këndshme dhe mund t’ju ndryshojë jetën nëse do dini të braktisni dyshimet dhe qëndrimet provokuese. Mos i rezistoni erës së rinovimit që ndikon në sferën afektive. Do keni fat!
Shigjetari
Kujdesuni për shtëpinë tuaj dhe prisni me gëzim miqtë dhe të afërmit, edhe pse me këta të fundit edhe sot vazhdoni të mos keni të njëjtat ide. Gjendje shpirtërore konfliktuale. Hezitim përballë situatave që në fakt kërkojnë një përgjigje të shpejtë dhe të saktë.
Bricjapi
Atmosfera e Krishtlindjeve ribalancon emocionet dhe ju vë menjëherë në linjë. Në shoqërinë e personave që ju duan do rigjeni vetveten. Dhurata të bukura. Nga urimet e një kolegu do zbuloni se ju vlerëson shumë. Bashkoni forcat tuaja kundër një objektivi të përbashkët.
Ujori
Festime të qeta në këtë ditë. Ndoshta do refuzoni ftesat për drekë, duke medituar për kuptimin më autentik, atë të humburin. Raporte të përhapura me shoqëruesit tuaj, komunikim i nevojshëm me miqtë. Ditë ideale për një shëtitje.
Peshqit
Krishtlindje të bukura me Hënën në shenjën tuaj. Në familje ndjeheni të përkëdhelur, flisni pak dhe dëgjoni, duke preferuar më tepër të jepni ndonjë këshillë. Një atmosferë paqësore. Instinkte të përgjumura, por emocionet e ëmbla ju bëjnë shoqëri.