Dashi
Mund të filloni një histori të re dashurie. Do t’ju ndodhin të papritura gjatë mbrëmjes së sotme, por jo vetëm negative.
Demi
Do të ndiheni tepër nostalgjik, sepse kujtimet e të shkuarës do të bëhen shumë të “gjalla”. Do të keni frikë nga ndryshime të rëndësishme.
Binjakët
Një ndjenjë e fortë do të kryesojë përmes konkretizimit zyrtar. Beqarët do të ndihen mjaft mirë prej takimeve që do të bëjnë.
Gaforrja
Do të ndiheni shumë të lodhur sot, ndoshta edhe për shkak të kohës. Mundohuni që të jeni më praktik në gjërat që bëni dhe ndieni.
Luani
Në dashuri fatkeqësisht për ju do të fillojë një fazë negative, kjo për shkak të gabimeve të së shkuarës. Rifillimin do ta keni të vështirë.
Virgjëresha
Çiftet janë lidhur me shumë pasiguri dhe dyshime: mjafton një gjë shumë e vogël që mund t’ju vërë në krizë. Beqarët do të lumturohen.
Peshorja
Edhe personat e peshores do të përjetojnë një dashuri jo të qetë dhe aspak të pastër. Beqarët do të hasin vështirësi në gjithçka.
Akrepi
Pranë keni një person i cili ju ka verbuar me fjalët që ju thotë, sepse ai në të vërtetë nuk ju do aq sa ju thotë. Jini vigjilent!
Shigjetari
Çiftet e shigjetarëve do të ndiejnë dashuri të qëndrueshme. Beqarët do të mërziten prej monotonisë që është krijuar nga një njohje e re.
Bricjapi
Një dashuri me shikim të parë do të lumturojë personat e shenjës së Bricjapit. Ata që do të takojnë beqarët do të motivohen shumë.
Ujori
Në ambientin tuaj të shtëpisë dhe atë familjar do të ndiheni shumë të lumtur, ndërsa në punë gjërat nuk do t’ju shkojnë edhe aq mirë sot.
Peshqit
Një mashkull do të tregohet shumë dinak me ju, duke ju goditur pas “shpine”. Bëni kujdes me shpenzimet, mos blini gjëra të panevojshme.