Lënia e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri duket se i ka kapur të gjithë në befasi. Ndërkohë që të gjithë po aludojnë për fatin e tij, analisti Artan Hoxha ka sqaruar një detaj shumë të rëndësishëm, duke bërë të ditur se ish-ministri i Brendshëm ka ende imunitet. Hoxha ka bërë të ditur se Tahiri nuk e ka dorëzuar ende mandatin dhe se pritet që prokuroria ta nxjerrë nga shtëpia me pranga.
I ftuar në “Opinion”, analisti u shpreh se:
“Jam interesuar sot dhe Tahiri nuk e ka dorëzuar ende mandatin. Pra ka ende imunitet. Në momentin që Tahiri nuk do ketë imunitet, Prokuroria do bëjë punën e saj duke kontaktuar me Prokurorinë italiane dhe greke që të rakordohen mes tyre për lëvizjet e makinës së Tahirit. E sigurtë është që ne nuk do e marrim vesh kur do e arrestojnë deri në momentin kur ta nxjerrin nga shtëpia me pranga. Nuk e di sa kohë do zgjasë kjo por une e di që po behet një marreveshje e pistë. Po dorezojnë Tahirin nga PS dhe Llallën nga PD, por keta tashmë janë peshq në zall, për mua peshku i madh është ministri në detyrë.”.