Burri nga Shqipëria që jetonte prej kohësh në Austali, Petrit Lekaj, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, pa asnjë kusht të mundshëm, ka tentuar “t’ia heqë vetes” në burg. Me gjithë aktin e rëndë të kryer ndaj vajzës, duke i marrë jetën vajzës së tij, gruaja ka zgjedhur që ta vizitojë në burg bashkëshortin. Petrit Lekaj ka tentuar aktin ekstrem ndaj vetes, pasi gjykata dha dënimin me 20 vjet burg. Lekaj imori jetën vajzës Sabrina Lekaj në Mercedezin e bardhë, që ia kishte blerë dhuratë në 18-vjetorin e saj të lindjes, shkruan “Daily Mail”.
Lekaj tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Yatala, pasi të martën iu dha dënimi përfundimtar për vr asjen e së bijës. Ai u dënua me të paktën 20 vjet pas hekurave dhe aktualisht po mbahet në izolim. Mediat australiane njoftojnë se gruaja e tij prej 43 vitesh, Romina e ka vizituar në burg, ndërsa edhe ka komentuar paksa për situatën.
“Unë thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore (nga ana e burrit tim) dhe epidemisë së ilaçeve që përfshin shteti ynë, ku edhe fëmijët tanë po bien pre e tyre “, tha ajo.
Dhe, vërtetë që psikiatri i mjekoligjor David Kutlaca në shkurt 2019 i kishte thënë atij se ka probleme, 6 muaj para se të kryejë kri min. Për shkak të problemeve të theksuara që kishte, por edhe problemeve ligjore, pasi kishte qenë 4 vjet në burg për trafik dr oge, Lekaj nuk punonte më.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë Trish Kelly të martën i dha atij një dënim të përjetshëm me një periudhë minimale të detyrueshme 20-vjeçare burgim, pa lirim me kusht. Gjykatësi tha se Lekaj kishte qenë një hipokrit, pasi kishte qenë vetë në burg pë trafik dr oge, ndërsa ka thënë se vr asjen e ka kryer pasi “kishte frikë se mos vajza hynte në rrugën e konsumit të lëndëve na rkotike”.
Petrit Lekaj, një anëtar i komunitetit shqiptar që jetonte në Australi kishte marrë një thi kë gati 15 cm dhe kishte vr arë me të të bijën. Sabrina kishte qenë një natë më parë në një klub, ndërsa dyshohet se ka konsumuar edhe dr ogë, e cila servirej në festë. Lekaj ka vr arë vajzën në sediljen e pasme të makinës, ndërsa edhe vetë u dërgua në spital, pasi go diti edhe veten me thi kë.