Koronavirusi i ka marrë jetën këtë të shtunë presidentit të Televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, disa javë pas infektimit me virusin e rrezikshëm.
Mësohet se Kasem Hysenbelliu ishte duke u kuruar në Turqi, por nuk ka mundur dot ta fitojë betejën për jetën përballë Covid-19.
Hysenbelliu ka qenë administrator i Televizionit ‘News24’ dhe gazetes ‘Panorama’.
ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve dhe të njohurve të Kasem Hysenbelliut.