Humb jetën zyrtari i Partisë Socialiste, Ndue Ndoci. Lajmin e kanë dhënë eksponentë të kësaj partie, miq e kolegë të tij, që kanë shprehur habinë dhe dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Ndocit. Ai ka mbajtur disa funksione në disa institucione shtetërore.
Deputeti Ulsi Manja ka shkruar dedikimin e tij në Facebook, ku thotë: “E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci!”.
Postim prekës ka bërë edhe fotografi i Kuvendit, Agim Rama, i cili thotë:
LAJM I ZI :
Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im !”
Po kështu, ka qenë vetë fotografi Rama që në 2 gusht, kishte postuar një foto me Ndue Ndocin dhe lajmëronte shërimin e tij nga Covid-19.
Ndërsa ish drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato shkruan:
“R.I.P NDUE NDOCI
Një lajm shumë i hidhur na pushtoi mbrëmjen e sotme! Një pjesë e miqve të mi të përbashkët dhe familjarët e tij humbëm me dhimbje një njeri shumë të dashur, një bashkëpunëtor dhe një koleg të cmuar, puna dhe vepra e të cilit ndoshta nuk u vu shumë në pah, por ne që kemi punuar krah tij e dijmë cfarë vlerash të rralla dhe cilësish njerëzore e profesinale gëzonte Ndue NDOCI mes nesh!
…Gjithmonë më dërgonte të fala dhe sa herë shiheshim pëqafoheshim…U prehsh në paqe Ndue! ?Ngushëllimet më të thella familjes së mikut tonë! ? I gjithë kolektivi i ATP do të të kujtojë me shumë dashuri dhe mirënjohje?”.