Familjarë, miq e të afërm janë mbledhur sot në Varrezat e Sharrës në Tiranë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryeshefit të kompanisë ‘Eurosig’ për Kosovën, Altin Ponari, i cili u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare, pas një beteje me sëmundje të rëndë.
I ndjeri Ponari njihej si njeri me përkushtim të madh ndaj punës, profesionit, shtetit e familjes, që nuk rreshti kurrë punuari, as në kohën kur po përballej me sëmundjen e rëndë.
Pas ceremonisë mortore, familja ka hapur dyert për ngushëllime që nga e hëna e 25 marsit, deri më 27 mars.