Ka humbur betejën me Covid- 19 ish- deputeti i PS- së, Marko Bello. Mësohet se 59- vjeçari ishte dërguar për kurim në Turqi, por nuk ka ka dalë të mposhtë sëmundjen e rëndë.
Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Bello po ashtu ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.
Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.