Një qytetare 43-vjeçare nga Kruja por me banim në Durrës ka ndërruar jete së fundmi nga korona virusi.
43-vjeçarja ishte me profesion farmaciste, e cila ka biznesin e saj e kishte në Fushë- Krujë, ndërsa është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh. Ndërkohë, së fundmi ka qenë e shtruar në Spitalin Infektiv aty ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
43-vjeçarja nuk dihet nëse do raportohet sot si rast i Krujës apo i Durrësit, pasi zonja me banim është në Durrës, por tamponi i është bërë në Krujë. Ndërkohë ditën e djeshme janë bërë rreth 30 tamponë në të gjithë rrethin Durrës, por ende nuk kanë ardhur përgjigjet.