Një i ri ka humbur jetën ditën e sotme teksa po peshkonte ne nje kanal. Ngjarja ka ndodhur në Shenkoll-Lezhë, ndërsa viktima është një 32 vjeçar identiteti të cilit nuk dihet ende. I riu ka gjetur vdekjen teksa kallami i ka hasur në telat e korentit. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës por sipas mjekëve nuk ka pasur shenja jete.
Informacion paraprak
Me datë 09.04.2018 , rreth orës 17:15 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Shënkoll, një shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Lulzim Bulku, 32 vjeç, banues në Tiranë , ka qenë duke peshkuar tek një kanal në Shënkoll, dhe kallami me të cilin peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike.
Është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, por ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.