Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 25 numrin në total.
Dr. Frederik Kekezi nga Gjirokastra, ish-mjek anatomopathollog pranë spitalit rajonal, humbi betejën me virusin potencialisht vdekjeprurës.
Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet kufitar, në rolin e mjekut ligjor. Doktor Kekezi ishte prej 20 ditësh i intubuar në Tiranë.