Një pushues është mbytur pasditen e sotme në Plazhin e Tales. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit.
“Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur”, thuhet në njoftimin e policisë.