Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin E. A., 41 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin Sh. P., 64 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar 41-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë vënë në pranga shtetasin P. Sh., 54 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një market, i ka vjedhur një telefon një shtetasi tjetër.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.