Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Larushk. Ka qenë një automjet tip “Benz” me targa AA 222 FY i cili ka marrë përpara një kalimtare të identifikuar si Burbuqe Dervishi 38-vjeçe.
Gruaja po ecte në anë të rrugës kur është goditur dhe marrë zvarrë për rreth 100 metra nga makina e cila e ka zënë poshtë. Sipas dëshmitarëve gruaja është shoqëruar nga drejtuesi i makinës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të rënda të marra nga goditja e makinës.
Duhet theksuar se po në këtë segment rrugor 38-vjeçarja është personi i tretë që humb jetën në një muaj. Ndonëse është qendër e banuar, në rrugë mungon sinjalistika dhe ndriçimi.