Mëngjesin e sotëm një 74-vjeçare ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë fill pasi ka rënë në kontakt me ujin e detit. BalkanWeb mëson se ngjajra e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në plazhin e njohur me emrin “Çentrali” në Sarandë.
E moshura A. Blaca ka hyrë për tu larë në det, por dëshmitarët thonë se është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka ardhurmenjëherë roja e plazhit. Pasi e ka nxjerrë në breg, gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet të ketë shkuar e vdekur.
Policia dyshon se e moshura ka pësuar atak kardiak, por pritet kryerja e autopsisë për të nxjerrë dhe shkakun e vdekjes së saj.