(foto ilustrim) Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e djeshme nga policia. Një shtetas 54- vjeçar ka humbur jetën duke peshkuar në lumin Drin. Sipas uniformave blu, viktima ka qenë duke peshkuar me rrjetë dhe dhe ka pësuar infarkt për shkak të ujit të ftohtë të lumit Drin.
“Më datë 12.07.2018 në Vau i Dejës, në lumin Drin, duke peshkuar me rrjetë, aksidentalisht është mbytur shtetasi L.C., vjeç 54, banues në Vau i Dejës. Nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt për shkak të ujit të ftohtë. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Shkodër.”, thuhet në njoftimin për mediat të Policisë së Shkodrës.