Një 60-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Zaharisë ka ndërruar jetë ditën e sotme gjatë kohës që po transportohej në spital.
I burgosuri me mbiemrin Pashaj (emri nuk bëhet ende i ditur) ka qenë me mjekim të detyruar. Kjo për arsye pasi Zaharia është burg për persona me aftësi të kufizuar.
Viktima shfaqi probleme që ditën e djeshme. Ndëkohë po punohet për zbulimin e shkaqeve të vërteta që çuan në vdekjen e 60-vjeçarit