Një shtetas 74- vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Lezhës, e cila në komunikatën për mediat jep fare pak informacione. Përveç moshës, mësohet se viktima ishte nga Gjakova dhe ka vdekur nga shkaqe natyrore. Megjithatë, edhe ky rast do të kalojë për verifikime, nëse është e nevojshme , në Prokurori.
“Më datë 08.09.2018, rrugës për në spital ka vdekur shtetasi E. V., vjeç 74, banues në Gjakovë, Kosovë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për vdekje natyrale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.