Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Michigan, SHBA, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa viktima është identifikuar si Aleksander Veshtaj. Njoftimin për vd.e.kjen e tij e ka dhënë fillimisht babai i Aleksandrit, Lum Veshtaj, i cili ka postuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Ende nuk ka shumë informacione mbi çfarë rrethanash ka ndodhur aksidenti tragjik, ndërsa i gjithë komuniteti shqiptar në SHBA është solidarizuar me familjen Veshtaj për humbjen e madhe.